×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuvendi i Shqipërisë sot nis seancat plenare

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kuvendi i Shqipërisë sot nis sesioni i ri në një seancë që pritet më tepër të jetë thjesht proceduriale.

    Kësisoj deputetët rikthehen nga pushimet, duke sjellë me vete edhe ethet, nëse do të munden që shtatorin tjetër të futen apo jo sallën e Kuvendit.

    Fati i tyre do të përcaktohet në pranverë dhe pikërisht në 25 prill, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare. Rizgjedhja e tyre do të varet nga disa elementë: për socialistët, sfida e parë është të gëzojnë besimin e Edi Ramës për tu rikandiduar.

    Për opozitarët e Kuvendit pikëpyetjet janë të ndryshme, pasi duhet të gjejnë rrugët e tyre të reja të përpjekjes që të përsërisin ëndrrën e pasjes së një kartoni votimi, ëndërr e cila u bë realitet vitin e shkuar, për shumë prej tyre aq aksidentalisht sa asnjëherë nuk e kishin menduar përpara se Lulzim Basha të digjte mandatet.

    E pasi të sigurojnë një vend në listat e kandidatëve, deputetëve do të duhet të luftojnë me armë të reja, në një terren të panjohur, ku listat do të jenë të hapura, dhe gara do të jetë më e fortë brenda partisë, pasi votuesi mund të zgjedhë edhe kandidatin e preferuar.

    Rregullat se si do të zgjedhë qytetari edhe të preferuarin e tij brenda partisë duhet të shkruhen nga ky parlament. Koha nuk është e gjatë dhe Kodi Zgjedhor duhet të korrigjohet pas ndryshimeve kushtetuese që nuk u dakordësuan me PD dhe LSI. Sfidë ngelet nëse PS do të gjejë gjuhën me opozitën në këtë raund të dytë. Shenjat e para pritet të shihen javën e ardhshme, kur PD duhet të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re siç është dakordësuar mes palëve në Këshillin politik. Gjithashtu parlamenti ka edhe çështje të tjera me rëndësi për të zgjidhur, si amnistia fiskale që u la përgjysmë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.