×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti: Përmes marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur të dëmshme marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka thënë se zotimi i kryeministrit Hoti për moratoriumin 1 vjeçar për mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare, është antikushtetuese dhe antidemokratike, si dhe është kundër shtetësisë së Kosovës.

    Kurti në një intervistë për TVV ka thënë se përmes marrëveshjen së Uashingtonit, Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës, si territor dhe si pasuri.

    “Marrëveshja që u quajt historike është e tillë që nuk ka asgjë të re, por Serbia historikisht çfarë e kemi njohur gjithmonë. Pra, një Serbi e vjetër e cila dëshiron që të rinegociohet statusi i Kosovës si territor, si pasuri dhe e ka gjetur personin që do t’ia mundësojë këtë, askund tjetër e asgjë më pak se në Shtëpinë e Bardhë. Unë jam shumë kritikë karshi projektit të hekurudhës që do të përshkojë nga Fushë Kosova në Merdare, ku ne e dimë që ekziston studimi i fizibilitetit dhe janë dhënë mjetet që hekurudha nga Hani i Elezit të shkojë në Leshak, pra në Veri”, tha ai.

    “Kur e pash që kemi një zotim të kryeministrit për ta suspenduar të drejtën e Kosovës që të kërkojmë njohje të reja ndërkombëtare, unë me të vërtetë mendova që kjo është një draft-punues nga kërkesat e Serbisë sesa nënshkrim i kreut të qeverisë. Ky është qëndrim antikushtetues dhe antidemokratik, meqenëse nuk ekziston asnjë person i përveçëm që guxon të japë një zotim të tillë. Efektivisht është kundër shtetësisë së Kosovës”, tha ai.

    Ai ka folur edhe për minishengenin, për të cilin ka thënë se i konvenon vetëm Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.