×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kodi i ri Civil, kërkohet ndryshimi i kontratave martesore

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Komisioni për Legjislacion në mungesë të kuorumit për vendimmarrje nuk ka arritur të votojë draftin e parë të Kodit Civil, përkundër kërkesës së ministrit Selim Selimi se një gjë e tillë duhet të ndodhë dhe se bashkërisht me Kuvendin të bëjnë plotësim-ndryshimet e nevojshme në lexim të dytë pas votimit në seancë.

    Në raportimin e tij, ministri i Drejtësisë tha se parimet themelore të barazisë civile për qytetarët janë të inkorporua në këtë projekt-kod. Por deputetët opozitarë nuk u pajtuan me këtë konstatim dhe adresuan vërejtje për çështjen e martesave të hershme, trashëgimisë së grave në pronë dhe kontratave martesore.

    Atij iu kërkua që ky projekt-kod të kthehet prapa në ministri për t’i bërë ndryshimet e nevojshme me përfshirjen e rekomandimeve të shoqërisë civile. Përkundër kësaj, ministri Selimi para tyre tha se ky draft-kod civil ka dispozita afirmative për gratë dhe se drejta e tyre në trashëgimi forcohet dukshëm.

    “Kjo është faza e parë, e cila ka zgjatur me vite të tëra dhe është bërë një punë e madhe, edhe janë bërë pesë libra. Por ne jemi të gatshëm për fazën e dytë, e cila është faza e Kuvendit. Mendoj që edhe imputet e juaja, amendamentet potenciale, të cilat ne mund t’i bëjmë edhe bashkë janë të mirëseardhura. Por baza e forcimit të një shtylle që është shtylla civile duke pasur parasysh gjitha standardet ndërkombëtare që i kemi në Kushtetutë edhe më tej mendoj që janë të inkorporuara në këtë kod. Ne nuk mund të bëjmë ligje perfekte, por mund të bëjmë më të mirën e mundshme. Secilit ligj duhet t’i jepet një shans implementimi, pastaj të nxirren më pas për amendamentim. Çdo zgjatje e komenteve të ndryshme rreth një çështje që rregullohet me standarde ndërkombëtare mund të shkaktojë humbje kohe dhe mund të na lë pa një kod civil”, tha ai.

    Por me këtë nuk u pajtua anëtari i komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili iu drejtua ministrit Selimi se po ‘ngutet pa nevojë’ përkundër vërejtjeve të dukshme të deputetëve dhe shoqërisë civile.

    “Vërejtja ime ka qenë një nguti e madhe për të sjellë këtë projekt-kod me gjithë vërejtjet. Mendoj që paraqet një pakujdesi, e di që janë projektligje të vërejtje që i keni gjetur në sirtarë dhe i keni prurë këtu, por meqenëse se puna është bërë në qeveri tjera ju, e keni pasur si detyrim për të adresuar problemet dhe shqetësimet e grupeve të interesit”, tha ai.

    Ndërsa deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha adresoi kritika për martesat e hershme në projekt-kod, mënyrën e fejesës dhe kthimin prapa në rast të ndarjes të gjërave materiale.

    “Ka disa çështje, të cilat do të duhej të ishin marrë parasysh sidomos çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve në përgjithësi… Do të duhej të merren masa të tjera qoftë edhe kur i prek aty njerëzit më shumë të vendosen, ndonjë tarifë momentin kur hiqet dorë nga trashëgimia në mënyrë që edhe vëllezërit të mendojnë dy herë para se të kërkojnë nga motra ose dikush tjetër heqjen dorë nga trashëgimia. Kontrata martesore është një nga çështjet që kanë zgjuar më shumë debat. Mendohet që me këtë kontratë martesore më shumë dëmtohen gratë. E dimë që meshkujt e kanë paranë në shumicën e rasteve dhe në këtë mënyrë gratë para martesës privohen nga e drejta e garantuar me ligj në rast divorci. Rregullimi i fejesës me kod civil në këtë mënyrë parashihet t’i jep kodit një frymë patriarkale. Kthimi i dhuratave i kontribuon shumë te martesa me para. Kur familjet i japin dhurata ose para ose diçka të tjera për vajzën dhe në rast të prishjes së fejesës, ato duhet të kthehen”, tha ajo.

    Ministri Selimi tha se për këto dispozita kanë marrë shembullin e standardeve ndërkombëtare. Ai theksoi se personat e moshës 16 deri 18-vjeç mund të martohen, por duke plotësuar kushte paraprake.

    “Ne kemi marrë për bazë kodin civil të Gjermanisë dhe në rajon për shembull Shqipëria, por me këtë kod marrëveshja parashihet të bëhet në gjykatë. Pra, personat e moshës 16 deri 18-vjeç mund të martohen, por duke i plotësuar disa kushte paraprake. E drejta e grave me këtë kod-civil forcohet dukshëm. Trashëgimia u është mohuar në shumë raste motrave dhe nënave dhe vendosja e një sistemi transparent të njohjes së drejtave të tyre në trashëgimi mbrohet dhe kategoria e ndarjes së trashëgimisë për brenda familjes te të dy gjinitë”, u shpreh Selimi.

    Mbi bazën e këtyre vërejtjeve kthim prapa të këtij projekt-kodi kërkoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

    “Ka një mungesë të një studimi sociologjik, sepse ky kod nuk i reflekton marrëdhëniet shoqërore. Ka raste ku merret me rregullimin e marrëdhënieve që nuk janë karakteristike dhe nuk janë prezentë në shoqërinë tonë. Ka edhe raste kur ato i rregullon në forma… Ky projektligj është mirë të tërhiqet në qeveri dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme”, tha ai.

    Në raportimin e tij ministri Selimi arsyetoi edhe Projektligjin për tokën ndërtimore, për të cilin kërkoi një kohë për të rishqyrtuar pozicionin e tyre për kthim prapa të këtij projektligjit pas vërejtjeve të deputetëve.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Qytetaret serb në veri të Kosovës nuk po i paguajnë faturat për energjinë që ata kanë shpenzuar, madje ata po ankohen çmime...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pritur në Varshavë nga ministri për Bashkimin Evropian të Polonisë, Adam Szłapka. Zyra e Kryeministrin njofton se fillimisht,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuara: Drejtor në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti, Nuredin Lushtaku, ka folur për “Front Online” rreth mundësisë së një koalicioni mes Iniciativës ‘’IDEALI’’ dhe koalicionit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime. Lajmin për Front Online...
    Sport22 Nëntor 2024
    Përkrahësit e Manchester Cityt kanë shprehur shqetësimin e thellë rreth komenteve të Rodrit rreth Real Madridit, në intervistën e fundit. Rodri luan...
    Vip22 Nëntor 2024
    Vullneti dhe Drenusha janë përkujdesur për drekën e banorëve në shtëpinë më të famshme në vend. Shumë shpesh që nga fillimi i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Të hënën, 25 nëntor 2024,  do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Duke filluar nga ora 11:00, do të shqyrtohen këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.