×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti-Vuçiqit: Në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Alekandar Vuçiq, ka thënë se në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke, në të kundërtën nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

    Derisa Vuçiq ka thënë se në takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington, edhe nëse merr pjesë presidenti Tramp, nuk do të diskutojë për njohjen e shtetit të Kosovës, Hoti thotë se në çdo takim temë e vetme është njohja e shtetit të vendit tonë.

    Hoti: Çdo takim është në funksion të njohjes reciproke

    “Në çdo takim që kemi tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë, çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke, ndryshe nuk normalizohen “, ka thënë ai

    Ai tha se si koalicion janë unik sa i përket dialogut me Serbinë.

    “Si koalicion jemi plotësisht unik, ju e dini që unë kam kërkuar edhe nga opozita që të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve po unë jam duke u angazhuar, duke punuar në bazë të kompetencave kushtetuese për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime

    Hoti shtoi se delegacionit të Kosovës në Uashington i prin kryeministri, bashkë me kabinetin qeveritar.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.