×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Historianët e Deçanit: Kryeministri Hoti duhet të jap dorëheqje

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Uashington, duke thënë se nuk mund të quhet marrëveshje historike pasi janë letra vetnënshkruese të cilat i kanë sjelle shumë dëme të pariparueshme Kosovës.

    Sipas tyre, letra vet-nënshkruese nuk mund të quhet si marrëveshje, e aq me shumë marrëveshje historike, ngase ajo nuk ka logo shtetërore, dhe nuk ka preambule se marrëveshje me kënd nënshkruhet, pra mungon subjektiviteti kushtetuese që ndërlidhin marrëveshje mes vete.

    “Pafuqia e kryeministrit Hoti, është parë me rastin e takimit me Presidentin Tramp dhe realizmit të telefonatës me Kryeministrit izraelit. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar dhe në të njëjtën kohë konsideron se letra dy faqesh e vet-nënshkruar nga Hoti në Uashington, do të ketë pasoja afatgjate për Kosovën dhe popullin e saj. Është tepër e papranueshme se si delegacioni i Kosovë, në të ashtuquajturën “Marrëveshja e Uashingtonit”, e fusin kontestin pronësor në mes të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Komunës së Deçanit në njërën anë, dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër. Me ketë akt Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Hoti kanë shkelur Kushtetutën dhe rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës. Është e pa pranueshme të kërkohet zbatimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit të vitit 2016 për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat jashtë ligjshme dhe në mënyre anti kushtetuese po mundohen të ia bartin në pronësi Manastirit të Deçanit dhe kreut të saj Sava Janjiq. Ne, i rikujtojmë Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Tramp, se ishin administratat e Shtëpisë së Bardhë, ato që i kanë kundërshtuar ligjet diskriminuese të Millosheviqit, dhe si pasoj e këtyre ligjeve shqiptarët e Kosovës filluan luftën për çlirimin e vendit nga pushteti diktatorial i Millosheviqit. Pra, amerikanët kanë qenë kundër ligjeve dhunuese të Millosheviqit. Pra, është e pa pranueshme se si administrata e Presidentit Tramp, kërkon që Kosova të i zbatoj ligjet e Millosheviqit, kur dihet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, në plotëni është i ndërtuar mbi ligjet e kohës së Millosheviqit”, thuhet në reagim.

    Duke e marrë për bazë shumë pika të “Marrëveshjes se Uashingtonit”, e posaçërisht atë për pronat e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili me vet-nënshkrimin e letrave në Uashington me 4 shtator 2020, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngase ka përkrahur zbatimin e ligjeve të Millosheviqit.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” është vendim i vdekur. Ai nuk do të zbatohet dhe assesi nuk duhet të zbatohet. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, dhe gjyqtaret e tjerë të kësaj gjykate anti kushtetuese dhe anti kombëtare, duhet të hetohet dhe të ndjeket penalisht për tradhti kombëtare, ngase kanë legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit në Kosovë me nënshkrimin e vendimit që pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të i falen Manastirit të Deçanit dhe krye kriminelit Sava Janjiq. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon fuqishëm përkrahjen që po i behet kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, andaj i bene thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike të Kosovës, që edhe ato të kërkojnë të drejtat e tyre rreth pronave në Kosovë. Duke e parë se kishat dhe manastiret ortodokse po marrin toka dhe prona si në bahçe të babës, andaj edhe Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike e Kosovës, të i kërkojnë pronat dhe pasuritë e tyre që i ka konfiskuar ish regjimi komunistë. Pra, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike e Kosovës duhet të ngritin zërin e tyre, ngase me “Marrëveshjen e Uashingtonit” u kërkua edhe kthimi i pronave për komunitetin hebrenj në Kosovë. Pra, diskriminim që po i behet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike të Kosovës, është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm. Kosova, ka hyre në një corr sokak i cili në fund do të jetë i dhimbshëm për qytetarët e saj”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.