×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Historia e rebelimit të madh në burgjet amerikane

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Më 13 shtator 1971, afro 1 mijë e 500 policë dhe roje burgu sulmuan burgun shtetëror të Atikës në shtetin New York për të shtypur një nga rebelimet më të mëdha të burgjeve në historinë amerikane.

    Nëntë pengje dhe më shumë se 30 të burgosur u vranë nga plumbat e policisë gjatë sulmit. Rebelimi kishte shpërthyer më 9 shtator, kur një grup të burgosurish nuk pranoi të ndahej në grupe më të vegjël për të kryer punët e zakonshme të mëngjesit.

    Revolta u përhap, ndërkohë që të burgosurit filluan të thyenin dritaret dhe të digjnin orenditë e burgut. Brenda disa orësh, 1 mijë e 500 të burgosur iu bashkuan revoltës dhe morën peng dhjetëra punonjës të burgut.

    Vendimi për dërgimin e policisë u mor katër ditë pas dështimit të bisedimeve të vështira për lirimin e pengjeve.

    Të burgosurit u kishin paraqitur zyrtarëve një listë kërkesash, përfshirë përkujdesje më të mirë mjekësore, heqjen e censurës mbi materialet për lexim, lirinë fetare dhe një program për ”rehabilitim real” për t’i përgatitur të burgosurit për jetën jashtë mureve të burgut. Zyrtarët plotësuan disa prej kërkesave.

    Mirëpo, zyrtarët kundërshtuan kërkesat e të burgosurve që ata të mos gjykoheshin për vdekjen e rojeve të burgut dhe për pjesëmarrjen në rebelim.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Shkurt 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Koplik të Shqipërisë, nga ku ka mbetur i plagosur një person i moshës...
    Bota/Rajoni29 Shkurt 2024
    Mungesa e fuqisë punëtore – të tjera apo dhe pa kualifikime – po pengon kryesor ekonomik në Gjermani . Sipas Ministrit Federal...
    Bota/Rajoni29 Shkurt 2024
    Një takim privat i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillohet në Nju Jork. Ky takim do të mbahet...
    Të tjera
    Lajme29 Shkurt 2024
    Në emisionin “Pressing” të T7 janë të ftuar dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Ariana Musliu-Shoshi, përballë...
    Lajme29 Shkurt 2024
    Mbrëmjen e së enjtes, në Vushtrri një shtëpi është kapluar nga zjarri derisa janë raportuar vetëm dëme  materiale. Zëdhënësi i Policisë së...
    Bota/Rajoni29 Shkurt 2024
    Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan duan të rimarrin kontrollin e Stambollit në zgjedhjet lokale të marsit. Mediat e pavarura...
    Lajme29 Shkurt 2024
    Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj katër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë,...
    Lajme29 Shkurt 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se në shëndetësi nuk ka zhvillim nga Qeveria Kurti, por sipas tij ka vetëm degradim. Sipas...
    Sport29 Shkurt 2024
    Edon Zhegrova po kalon një sezon të karrierës te Lille në elitën e futbollit francez. Ylli kosovar është prej futbollistëve më të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.