Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur në Uashington nga ana e delegacionit të Kosovës.
Ajo në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini ka deklaruar se heqja dorë nga zotimet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare për një vit, është heqje dorë nga shtetësia.
“Serbia të njeh kur t’ia japësh Zajednicën dhe resurset e Kosovës”, është shprehur Haxhiu.