×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj Stublla kërkon ndihmë nga Al-Othaimeen për njohjen e Kosovës nga disa shtete të OBI-së

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Haradinaj Stublla kërkon njohjen nga shtetet jo njohëse të Kosovë të Organizatës për Bashkëpunim Islamik

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

    “E falënderova Al Othaimeen për angazhimin e vazhdueshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në përkrahje të Republikës së Kosovës, ku përgjatë viteve kjo organizatë ka adresuar përmes rezolutave çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet anëtare”, tha ministrja Haradinaj Stublla.

    Kryediplomatja Haradinaj Stublla kërkoi nga sekretari i përgjithshëm Al-Othaimeen ndihmë për ta avancuar bashkëpunimin edhe me shtetet tjera anëtare të OBI-së, me fokus të veçantë me shtetet jo-njohëse të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate.

    “Njëherësh kërkova thellim të bashkëpunimit me këtë organizatë islamike, si organizatë e rëndësishme politike në përgjithësi, në fusha të interesit të përbashkët politik dhe ekonomik”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proceseve politike të bërjes së Kosovës shtet, Lutfi Haziri,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.