×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Franca fillon testimin e vaksinës në shtator

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Kompania farmaceutike FRENCH Sanofi SA synon të përfshijë mijëra vullnetarë për testimin e një vaksine eksperimentale të koronavirusit që po zhvillon me GlaxoSmithKline Plc.

    Sanofi është duke zhvilluar dy vaksina të mundshme për të parandaluar COVID 19, një sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi i ri, dhe raportohet se është duke eksploruar disa opsione për prodhimin e tij.

    Nga më shumë se 100 vaksina të mundshme që po zhvillohen, dhjetë deri më tani kanë hyrë në fazën e testimit klinik, njoftoi Instituti Milken me qendër në Kaliforni.

    Sanofi, departamenti i të cilit Pasteur ka përvojë në vaksinat e gripit, në bashkëpunim me kompaninë britanike GlaxoSmithKline (GSK), ka identifikuar kandidatët për vaksinën për të cilën shpreson se do të jetë gati vitin e ardhshëm.

    Sanofi do të sigurojë një antigjen proteine – një molekulë që rrit reagimin imunitar të trupit – bazuar në platformën e përdorur për prodhimin e vaksinës ndaj gripit Flublok, ndërsa GSK do të japë një prej ndihmesave të tij të provuar që forcojnë reagimin imunitar të trupit për të krijuar më shumë antitrupa dhe për të krijuar imunitet më të gjatë, transmeton KosovaPress.

    Testimi i parë i vaksinës, i cili do të përfshinte qindra persona, do të fillojë në shtator, shpreson Sanofi.

    Sanofi po punon gjithashtu me Translate Bio Inc me bazë në SHBA për të zhvilluar një vaksinë tjetër të bazuar në teknologjinë mRNA, e ngjashme me vaksinat eksperimentale të zhvilluara nga Pfizer Inc. në partneritet me BioNTech SE.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.