×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë që nga fillimi i përhapjes së COVID-19

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Çmimet e ushqimeve u rritën përsëri në tregjet botërore në gusht, duke arritur nivelin e tyre më të lartë që nga shkurti, nxitur nga kërkesa më e fortë dhe një dollar më i dobët, njoftoi të enjten Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

    Shporta e FAO-s me indeksin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë u rrit dy për qind në korrik nga muaji paraardhës dhe mesatarisht 96.1 pikë, vlera e saj më e lartë që nga shkurti, kur koronavirusi filloi të përhapet në të gjithë botën.

    Çmimet e sheqerit u rritën më së shumti në gusht, me 6.7 për qind krahasuar me qershorin, duke reflektuar vlerësime më të ulëta të prodhimit për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në Bashkimin Evropian dhe Tajlandë dhe kërkesës së fortë të importit nga Kina.

    Vajrat bimore gjithashtu u rritën ndjeshëm, me 5.9 për qind, të udhëhequr nga vaji i palmës, çmimi i të cilit u ndikua nga një ritëm i ngadaltë i prodhimit dhe kërkesa e qëndrueshme e importit. Çmimet e sojës, lulediellit dhe vajit gjithashtu u rritën.

    Drithërat gjithashtu u rritën në gusht, me 1.9 për qind nga qershori, për shkak të rritjes së kërkesës nga Kina. Çmimi i misrit gjithashtu u rrit në mënyrë të konsiderueshme, me dy për qind, për shkak të përkeqësimit të perspektivës për të korrat në SHBA.

    Orizi është rritur gjithashtu në çmim për shkak të furnizimit sezonal më të ulët dhe rritjes së kërkesës në Afrikë.

    Çmimet e qumështit dhe produkteve të qumështit dhe mishit ishin të pandryshuara nga korriku, sipas FAO.

    Rënia e çmimeve të djathit dhe pluhurit të qumështit të plotë kompensojnë çmimet më të larta të gjalpit për shkak të aftësive të reduktuara të eksportit në Evropë, shoqëruar me prodhimin e ulët të qumështit në kushtet e thatësirës.

    Në kategorinë e mishit, çmimet më të ulëta të viçit, mishit të deleve dhe pulave për shkak të kërkesës së zvogëluar të importit ishin një ekuilibër ndaj mishit të derrit më të shtrenjtë duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kërkesës nga Kina.

    Konsumi global i drithërave në sezonin 2020/21 duhet të jetë dy për qind më e lartë krahasuar me sezonin 2019/20 dhe kapin vlerën 2.76 miliardë tonë.

    Rezervat e drithërave pritet të rriten 1.7 për qind deri në fund të sezonit në vitin 2021, në 895.5 milionë tonë.

    FAO gjithashtu pret pothuajse të njëjtën përqindje rritje në vëllimin e tregtisë globale të drithërave, në 441.4 milionë ton, për shkak të eksporteve të pritshme më të larta të orizit dhe drithërave të përdorura në ushqimin e njerëzve dhe kafshëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.