×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari që e denoncoi  ministrin Bytyqi për sulm fizik të premten kthehet në punë

    FrontOnline
    03 Shtator 2019

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Integrime evropiane koordinim të politikave dhe çështje ligjore në MASHT, Ferit Idrizi muaj më parë e kishte denoncuar në polici ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi për kërcënim fizik, raporto Front Online.

    Pas denoncimit që Idrizi I’a bëri Bytyqit, ai përmes një vendimi të cilin e ka siguruar Front Online,ishte  pezulluar nga punë për tre muaj.

    Në vendim thuhet se: “ Ferit Idrizi I sistemuar në pozitën u.d. Drejtor I Departamentit për integrime evropiane koordinim të politikave dhe çështje ligjore pezullohet nga puna dhe detyra e punës, me pagesë, për periudhën kohore prej (3) muaj.”

    Vendimi për pezullimin e Idrizit ishte marrë me dt 07.06.2019 një ditë pasi ai e denoncoi Ministrin Bytyqi.

    Front Online, nga burimet brenda Ministrisë ka mësuar se Idrizi do të kthehet në punë të premten pasi që veç bëhen tre muaj që është pezulluar dhe ligjërisht ai duhet të kthehet në punë.

    Portali Front Online ka provuar të marr  një përgjigje nga Idrizi por kontakti me të ka qenë i pamundur.

    E arsyeja pse erdhi deri te konflikti në mes të ministrit dhe zyrtarit të MASHT është një opinion ligjor të cilin e kishte  kërkuar Agjencia e Akreditimit nga MASHT-i.

    Idrizi për disa media pati deklaruar se “Opinionin nuk e kishte shkruar zyra e tij por ja kishin dërguar nga kabineti i ministrit vetëm që ta nënshkruante. Sipas tij, meqë juristët e zyrës së tij e kanë vërejtur se dokumenti nuk është i bazuar në ligj është dashur ta ndryshojnë e kjo nuk i kishte pëlqyer ministrit”.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.