×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së thirrje AAK-së e NISMA-s: Ejani të bashkohemi në një parti

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Thirrjeve të Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt drejtuar PDK’së që të hyjë në Qeveri i janë përgjigjur zyrtarë të Partisë së Kadri Veselit. Arben Gecaj po e thërret Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn të bëhen bashkë në një subjekt politik,

    Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë marrë një ofertë publike nga PDK’ja si përgjigje ndaj kërkesave që Partia e Kadri Veselit të hyjë në Qeverinë e Avdullah Hotit.

    Arben Gecaj, zyrtar i PDK’së, ka thënë se zgjidhje më e mirë është bashkimi i AAK’së, NISMA’s dhe PDK’së në një subjekt të vetëm.

    “AAK e Nisma, sa shpenzojne energji e mund per ta bind PDK- ne me hy ne qeveri, me mire eshte t‘i bashkohen PDK- se si nje subjekt i vetëm”, ka shkruar Gecaj, në një përgjigje në Fb.

    Fatmir Limaj një natë më parë tha se e ka takuar Kadri Veselin dhe Isa Mustafën për të shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri.

    Ramush Haradinaj ka thënë se pashmangshëm se PDK do të bëhet pjesë e Qeverisë pasi s’ka shumë alternativa tjera.

    PDK ndodhet aktualisht në opozitë dhe është partia e tretë në nivel Kosove.

    Arben Gecaj ka shpalosur edhe strategjinë se si duhet të veprojnë së bashku tri partitë e themeluara nga ish-udhëheqësit kryesorë të UÇK’së. Ka thënë se duhet të synojnë udhëheqjen e komunave të mëdha përfshirë Kryeqytetin.

    “Tri partite me baze te forte ne komuna te vogla e me deputet kryesisht nga periferia, ne te ardhmen duhet te punojne ne etablim ne komuna te medha, e gjithesesi ne Prishtine. Krejt kjo, sepse LDK e VV deget ne Prishtine e Kryesi Qendrore i kane edhe pari te partisë”, ka shtuar ai.

    Gecaj e ka shpjeguar edhe më tutje se pse partitë e dala nga UÇK’ja duhet të udhëheqin Prishtinën.

    “Prishtina e ka dasht UCK- ne, e disa komandant me pak ate, pasojat i shohim sot. S‘ke parti nese nuk e ke ne kryeqytet. Eshte rregull ky, nese deshiron me udheheq vendin, e jo provincën”, ka shtuar ai.

    PDK është themeluar menjëherë pas përfundimit të luftës. Deri më 2016 kjo Parti është udhëhequr prej Hashim Thaçit ndërsa aktualisht e drejton Kadri Veseli.

    AAK është themeluar më 2002, kur Ramush Haradinaj grumbulloi afër vetes disa parti të vogla, të cilat pastaj u zhdukën nën ombrellën e Aleancës.

    Fatmir Limaj, ndërkaq, themeloi NISMA’n për Kosovën pasi prishi raportet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

    NISMA e Limajt ka shënuar rezultate të këqija në zgjedhjet e fundit, me ç’rast mezi kaloi pragun duke qenë bashkë edhe me miliarderin Behgjet Pacolli.

    NISMA dhe AAK ndodhen aktualisht në Qeverinë e drejtuar nga LDK’ja derisa po presin që të ketë zgjerim të koalicionit nëse do të ketë zhvillime të reja nga Haga ku është duke u shqyrtuar një aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit për krime luftë. Është përmendur se nëse konfirmohen aktakuza do të hyjë PDK në Qeveri dhe do të bëhet edhe një marrëveshje për Presidentin e ri.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.