×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarë të hetuesisë, të afërm të politikanëve e të dënuar, bashkohen në kohë pandemie

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Zyrtarë të hetuesisë, të afërm të politikanëve e të dënuar, bashkohen në kohë pandemie

    Polica e Kosovës është institucioni që po e mbikëqyr zbatimin e masave të kufizimit për pandeminë COVID-19. Megjithatë, shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri, të shtunën, vetë ka bërë shkeljen e tyre.

    Ai është parë në ambient të hapur së bashku me një zyrtar policor dhe me drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj. Siç i kanë thënë KOHËS burimet, dhe nga pamjet e fotove të siguruara, këta zyrtarë shtetërorë kanë qenë në shoqëri edhe të vëllezërve të politikanëve Hashim Thaçi e Rustem Mustafa, përkatësisht N. Thaçi dhe B. Mustafa. Në “piknik”, ku nuk munguan birrat dhe mezja, bëhet e ditur se kanë qenë edhe persona të tjerë, përfshirë Blerim Poterën, person i njohur për drejtësinë.

    Shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri, nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin se nuk ka autorizim për të folur për këtë çështje. Ndërkohë, gazeta ka kontaktuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, sfida më e madhe ka qenë mbrojta e jetës e të burgosurve. Haxhiu ka konfirmuar pjesëmarrjen e Buleshkaj në këtë “piknik”, raporton KOHA.

    “Kam parë me shqetësim prezencën e z.Buleshkaj në një piknik në kohë pandemie i shoqëruar me shumë persona. Ky është veprim i papërgjegjshëm. Në kohën kur institucionet e Kosovës kanë nxjerrë vendime me qëllim të ndalimit të përhapjes së virusit corona dhe po bëhet thirrje institucionale në respektim të tyre dhe që të qëndrojmë në shtëpi”, ka thënë Haxhiu.

    Sipas saj, veprimi i tij është në shpërputhje me përgjegjësitë e tij. Ajo ka paralajmëruar se do të marrë masa për këtë çështje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.