×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Zyrtare: Lucas Hernandez humbet pjesën e mbetur të Kupës së Botës me Francën

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    E pabesueshme ajo që po i ndodh përfaqësueses së Francës, kampiones së botës në fuqi, në “Katar 2022”. Në sfidën e fituar 4-1 ndaj Australisë, pa u mbushur 10 minuta lojë (Australia shënoi në atë moment), u dëmtua një tjetër futbollist: Lucas Hernandez. Pasi mori ndihmën e parë nga mjekës e Francës, Deschamps e zëvendësoi me të vëllanë, Theo. Lucasi vuri dorën në zonën e gjurit, ishte i shtrirë në tokë, ndërsa aksioni i Australisë u mbyll me golin e Goodwin.

    Parashikimet më të këqija u konfirmuan disa orë më vonë me diagnozën: këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe lamtumirë Botërorit e me shumë mundësi edhe sezonit.

    “Ashtu të gjithë grupit, edhe mua më vjen shumë keq për Lucasin. Ne humbëm një element të rëndësishëm të kombëtares. Lucasi është një luftëtar dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në fushë”, – tha trajneri Didier Deschamps, pas mori vesh lajmin e hidhur.

    “Murtaja” e dëmtimeve po e mundon prej kohësh Francën. “Gjelat” zbarkuan në Doha pa emra të tillë si Pogba, Kante dhe Maignan. Në ditën e parë të grumbullimit, u dëmtu edhe Kimpembe, Nkunku dëmtoi gjurin në një përplasje të rastësishme me Camavingan, por nuk u mbyll me kaq. Të dielën e kaluar erdhi lajmi më i hidhur shpërtheu lajmi më i keq: Karim Benzema dëmtoi muskujt në stërvitje dhe të nesërmen ishte tashmë rrugës për në Madrid. Franca nuk dorëzohet dhe apelon për bashkimin e grupit, por çdo ditë që kalon po bëhet edhe më e vështirë./SS/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.