×
  • Sport
  • Sport

    Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll, sipas një raportimi të fundit.

    Zidane ka qenë i papunë që prej largimit të tij nga Real Madridi në 2021. 51-vjeçari shijoi dy periudha si trajner i madrilenëve, dhe përkundër faktit se u lidh me një kalim tek klubet si Manchester United, Liverpool dhe PSG, ai nuk mori përsipër asnjë skuadër që nga ajo kohë.

    Kjo tani mund të ndryshojë, pasi mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka raportuar se Zidane është shumë afër kalimit tek Bayern Munichu për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

    Tuchel do të largohet nga roli i tij si trajner i Bayernit në fund të sezonit pas një kampanjë zhgënjyese në Bundesliga, ani pse ish-trajneri i Chelseat mund ta mbyllë aventurën në Gjermani duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

    Mundo Deportivo shton gjithashtu se një marrëveshje nuk është nënshkruar ende me Zidanen për shkak të ‘mungesës së detajeve’, teksa 51-vjeçari thuhet se ka kërkuar garanci në tregun e transferimeve.

    Zidane është lidhur fortë me një kalim tek Manchester United gjatë muajve të fundit për të zëvendësuar Erik ten Hagun.

    Ikona e Real Madridit raportohej se po mësonte gjuhën angleze, pasi sipas ish-reprezentuesit francez, Emmanuel Petit, kishte pasur tentativa që ta sjellin atë në Liverpool si pasues të Jurgen Kloppit.

    Bayern ishte gjithashtu i prirur për të emëruar ish-lojtarin e tyre Xabi Alonso, por spanjolli konfirmoi publikisht se ai do të qëndronte me Bayer Leverkusen pak para se t’i çonte ata drejt titullit të tyre të parë në Bundesligë./Telegrafi/

     

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.