Është zhdukur një grua nga Livoçi i Poshtëm i Gjilanit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes (18 qershor), është zhdukur një grua nga fshati Livoç i Poshtëm i Gjilanit.
Sipas njoftimit, bashkëshorti i saj e ka raportuar rastin në stacionin policor, duke bërë të ditur se bashkëshortja e tij është larguar në ora 08:00 e mëngjesit të së enjtes dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Policia bën të ditur se bashkëshorti nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj kurse rasti është duke u hetuar.