×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit, mbaron pak para mesnatës.

    Deri më tani, sipas KSHZ-së, ende askush nuk ka dorëzuar ankesë për procesin zgjedhor. Sipas procedurës, për ankesat e dorëzuara, KSHZ është e detyruar të marrë vendim në afat prej 72 orëve, ndërkaq të pakënaqurit me vendimin e KSHZ-së për ankesën mund të drejtohen në Gjykatën Administrative, e cila duhet të vendosë në 48 orët e radhës.

    Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova, do të mbahet të dielën në mesditë.

    Sipas Rregullores së Kuvendit, deri më 28 maj duhet të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, e cila duhet të zgjasë më së shumti tre ditë dhe duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit. 10 ditë pas konstituimit të kuvendit, presidenti i shtetit është i obliguar që ta japë mandatin për formimin e qeverisë.

    Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program dhe propozim të përbërjes së qeverisë, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me 61 vota. Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE mori 58 mandate, Fronti Evropian 19 mandate, Koalicioni i LSDM-së 18, koalicioni VLEN, 13, ndërkaq “E Majta” dhe Lëvizja “ZNAM” nga 6 deputetë.

    Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR një ditë më parë vlerësoi se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, por numëroi disa parregullsi të vogla nëpër disa vendvotime. /Alsat.mk

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Më shumë se 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit ndërsa bombardimet izraelite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për...
    Sport20 Maj 2024
    Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.