×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i arsimit tregon se si do të bëhet vlerësimi i nxënësve

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Vlerësimi i nxënësve dhe përmbyllja graduale e vitit shkollorë, të cilët nxënësit që disa ditë po zhvillojnë mësim online, ka detyruar MAShTI-n që të hartojë një vendim për vlerësimin e tyre.

    E për këtë, zëvendësministri i Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se vlerësimi i nxënësve është hartuar një vendim për vlerësim, ku pritet të marrin dritën e gjelbër dhe do tu shpërndahen drejtorive komunale dhe të afishohen në ueb faqen e këtij institucioni arsimor.

    “Për mënyrën e vlerësimit dhe përmbylljes graduale të vitit shkollorë sepse maturantët së shpejti e përfundojnë vitin shkollorë, grupi i profesionistëve e ka hartuar një vendim për vlerësimin e nxënësve dhe ka bërë udhëzuesin për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë. Të dyja këto dokumente sot pritet të miratohen ta marrin dritën e gjelbër dhe do tu shpërndahen drejtorive komunale dhe do të afishohen në web faqen e MAShTI-t”, ka thënë ai.

    Rexhaj ka treguar për Ekonomia Online se këto dy dokumente parashohin që vlerësimi të bëhet sipas notës që kanë pasur fëmijët deri më datën 11 mars kur janë mbyllur shkollat si pasojë e pandemisë dhe angazhimi i fëmijëve gjatë periudhës së mësimit në distancë dhe.

    “Këto dy dokumente parashohin si datë të rëndësishme datën 11 mars kur ëhstë ndërpresë mësimi dhe nuk parashohin testime teste pyetje ngarkesë të mëtejme të fëmijëve në shtëpi por parashohin vlerësim formativ, formue gjatë të cilit mësimdhënësit më shumë janë në funksion të rritjes së të nxënësit të fëmijëve dhe dhënies të informatave kthyese për mënyrën dhe efeket e të nxënit sesa të fokusuar në vlerësim të drejtpërdrejtë me numër të madh të pyetjeve e të tjera. Gjatë kësaj periudhe në bazë të udhëzuesit që e kanë hartuar ekspertët tanë mësimdhënësit do të mbledhin informacione të cilat do ti përdorin në vlerësimin përfundimtarë”, ka thënë ai.

    Rexha u shpreh se vlerësimi përfundimtarë do të jetë bashkim i notës që ka pasur fëmija me datën 11 mars dhe i angazhimit të fëmijës gjatë kësaj periudhe.

    Rexhaj më tutje është shprehur se për mënyrën e organizimit të testit të maturës ende nuk kanë qëndrim se si do të bëhet por do ta vlerësojnë situatën dhe shumë shpejtë do të dalin me një qëndrim.

    “Tek testi i maturës ne jemi duke përcjellur situatën me shumë vëmendje në vend si po shkojnë punët se si do të bëhet, a bëhet kthimi në objektet shkollore dhe së shpejti do ta kemi një qëndrim për atë se si do ta realizojmë, a do ta realizojmë dhe në çfarë konditash testin e maturës, nuk kemi vendosur ende dhe mendoj që kemi kohë që të vendosim për mënyrën e organizimit të testeve të standardizuar”, tha ai.

    MAShTI për mësimin një distancë të gjitha veprimet që i ndërmerr ka krijuar një grup të ekspertëve që janë duke punuar ngushtë me ministrinë.

    “Ne duke i parë problemet me të cilat po hasim gjatë implementimit të mësimit në distancë e kemi krijuar një grup të ekspertëve janë 15 ekspertë më të dishëm që i kemi në Kosovë në fushën e të nxënit dhe me ekspertët e tjerë që i bashkohen grupit sipas nevojës, dhe jemi duke mbikëqyrur dhe monituruar ngushtë këtë procesin e zbatimit të mësimit online dhe menjëherë intervenojmë aty u shohim probleme, qoftë në video-materiale qoftë në mënyrën e zbatimit në shkolla, qoftë në mënyrën e vlerësimit e të tjera”, tha ai.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.