×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeneli: Lufta në Ukrainë, rriti dezinformatat e Rusisë në Kosovë

    FrontOnline
    29 Prill 2022

    Profesori universitar në fushën e medias, Alban Zeneli thotë se raporti “Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi”, i publikuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, ka gjetur të dhëna interesante.

    “Me fillimin e pushtimit në Ukrainë ka fillu me u rrit edhe numri i dezinformatave dhe kjo tregon që është një mjet hibrid që Rusia e ka zhvilluar në Ukrainë. Rrjetet sociale po janë rrjetet më të përdorura tek rasti i Kosovës psh,. në Kosovë Facebook-u dhe instagrami përdoren më së shumti, ndërkohë që Fecbook, është vendi ku më së shumti janë shpërnda këto dezinformata edhe në rastin e Kosovës edhe në rastin e vendeve të tjera”, theksoi Zeneli për “Front Online”.

    Punë në eliminimin e dezinformatave, sipas tij, do të kryente goxha shumë futja e edukimit medial si lëndë obligative nëpër shkolla.

    “Ne definitivisht duhet me mendu që një lëndë e tillë duhet të jetë obligative. Është paraparë që disa vite në plan-programet e shkollimit para universitar, por megjithatë një gjë të tillë nuk e kanë bë as qeveritë e kaluara e as kjo, e tash kur po shohim se sa e rëndësishme është në situatë lufte që qytetarët mos me rënë pre e dezinformimit besoj që është ende më e qartë për vendimmarrësit dhe politikbërësit që kjo lëndë duhet gjithqysh me hy në plan-program”, vlerësoi Zeneli për “Front Online”.

    Përshkallëzimi (21–23 shkurt 2022), pak para se të kris lufta

    Më 21 shkurt, Putin njoftoi se qeveria ruse do të njihte republikat popullore Donetsk dhe Luhansk.

    Po atë mbrëmje, Putini urdhëroi që trupat ruse të vendoseshin në Donbas, në atë që Rusia e quajti “mision paqeruajtës”.

    Ndërhyrja e 21 shkurtit në Donbas u dënua nga disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; askush nuk shprehu mbështetje.

    Më 22 shkurt, videoja e xhiruar herët në mëngjes tregonte forcat e armatosura ruse dhe tanket që lëviznin në rajonin e Donbasit. Këshilli i Federatës autorizoi unanimisht përdorimin e forcës ushtarake jashtë Rusisë.

    Si përgjigje, Zelenskyy urdhëroi rekrutimin e rezervistëve të ushtrisë; të nesërmen, parlamenti i Ukrainës shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore mbarëkombëtare dhe urdhëroi mobilizimin e të gjithë rezervistëve. Rusia filloi të evakuonte ambasadën e saj në Kiev. Faqet e internetit të parlamentit dhe qeverisë së Ukrainës, së bashku me faqet e internetit bankare, u goditën nga sulmet DDoS (është një sulm kibernetik në të cilin autori kërkon të bëjë një makinë ose burim rrjeti të padisponueshëm për përdoruesit e tij të synuar duke ndërprerë përkohësisht ose pafundësisht shërbimet), që u atribuohen gjerësisht hakerëve të mbështetur nga Rusia.

    Natën e 23 shkurtit, Zelenskyy mbajti një fjalim në rusisht në të cilin ai u bëri thirrje qytetarëve të Rusisë që të parandalojnë luftën. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Rusisë për praninë e neo-nazistëve në qeverinë ukrainase dhe tha se ai nuk kishte ndërmend të sulmonte rajonin e Donbasit.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha më 23 shkurt se liderët separatistë në Donetsk dhe Luhansk i kishin dërguar një letër Putinit duke thënë se granatimet ukrainase kishin shkaktuar vdekje civile dhe duke bërë thirrje për mbështetje ushtarake nga Rusia. Si përgjigje, Ukraina kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjysmë ore pas takimit urgjent, Putin njoftoi fillimin e “operacioneve ushtarake” në Ukrainë.

    Si pasojë e pushtimit, deri tash 5.3 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre. Ata kanë migruar në vendet e afërta, Poloni, Hungari, Slloveni, Moldavi, Sllovakia. Madje disa edhe në Rusi dhe Bjellorusi, me njërën që ka kryer agresionin e tjetrën që e ka mbështetur.

    Ilustroi: Gent Selani

    Institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë që të strehojnë deri në pesë mijë refugjatë nga Ukraina.

    Koordinimi i veprimeve për një gjë të tillë i është kërkuar Qeverisë së Kosovës nga Kuvendi, nëpërmjet një rezolute të miratuar të enjten.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë që krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, t’i koordinojë të gjitha veprimet e mëtutjeshme me partnerët ndërkombëtarë, si dhe të shprehë gatishmërinë për strehimin eventual të deri pesë mijë refugjatëve nga Ukraina”, thuhet në pikën e katërt të rezolutës për të cilën u pajtuan të gjitha grupet parlamentare, e që iu dha drita e gjelbër në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur në mbështetje të Ukrainës.

    Deri tash, Ukraina ia ka dalë ta mbajë në kontroll Kievin, derisa Rusia po kontrollon  Kharkivin, Mariupolin dhe Khersonin.

    Ilustroi: Gent Selani
    Ilustroi: Gent Selani

    Krimet 2-mujore të Putinit në Ukrainë, a do ta trazojë edhe Ballkanin?

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimës të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga DASh thonë se...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive....
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi në...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Osmani është shprehur se forcat e...
    Kronika06 Maj 2024
    Të dielën rreth orës 19:00, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një person. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale....
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Front TV06 Maj 2024
    Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.