×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeneli: Gjatë pandemisë u vërshuam nga lajmet e rrejshme

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Raporti i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) potencon se dezinformatat e tilla që po përhapen në nivel global kanë pasoja potencialisht të dëmshme për sigurinë publike, shëndetin e qytetarëve dhe komunikimin efektiv të krizave.

    Në këtë kontekst është e rëndësishme të dallohen format e ndryshme të keqinformimit, dezinformimit, si dhe format tjera të manipulimit të informacionit.

    “Shumica e këtyre aktiviteteve janë janë të lidhura me aktivitete të qëllimshme dhe të koordinuara, të kryera shpehsherë nga aktorë të sponzorizuar nga shtetet e caktuara”, thuhet mes tjerash në këtë raport.

    Profesori universitar në Kosovë, Alban Zeneli, i cili është njohës i fushës së medieve, pranon se gjatë këtyre muajëve të pandemisë edhe Kosova ka qenë e vërshuar nga lajmet e rrejshme, të cilat nuk e kanë saktësuar burimin e informacionit.

    “Në fakt burimin e informatave në gjuhën shqipe nuk mund ta dimë saktë se ku janë shkruar, për vet faktin që ato janë shkruar, janë kopjuar dhe janë shpërndarë në një masë të madhe te disa media të vogla, të cilat kanë synuar që të rriten përgjatë periudhës së pandemisë, përmes përdorimit të asaj që njihet si afekt i publikut. Pra përdorim pa vetëdije , duke përdorur emocionet siç janë frika dhe paniku, të cilat i detyrojnë njerëzit që të lexojnë informata e që janë të pa verifikuara”, ka thënë Zeneli për “Front Online”.

    E kjo gjë sipas tij ka ndikuar edhe në humbjen e audiencës dhe besueshmërisë ndaj mediave që i kanë transmetuar këto lajme.

    “Në përshtypjen time dhe pa matje, mediat që kanë përdorur këtë stil të shkrimit, me tituj sensacional dhe pa informata brenda që janë të verifikuara, kanë ndikuar që të humb audienca, për shkak se audienca e klikon një lajm të tillë dhe i beson atij brendi nëse është i vërtetë. Nëse e kanë gënjyer publikun, normalisht që kanë humb audiencën e vet potenciale”, ka thënë tutje ai./Front Online

    “COVID-19 nuk ekziston”, lufta me dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe pasojat për Kosovën

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.