×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj takon këngëtarët dhe përfaqësuesit e sallave

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar përfaqësuesit e estradës, gastronomisë e bizneseve që lidhen me organizimin e dasmave, të cilët protestuan sot në Prishtinë

    Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se nëse respektohet “Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” do të takohet sërish me ta.

    “Sot deklarova se nëse do të respektohet “Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit covid-19” sërish ditëve në vijim do t’i takoj përfaqësuesit e sallave të dasmave për të diskutuar kërkesat e tyre dhe së bashku të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKSHPK”, ka shkruar Zemaj.

    I pari i Shnëdetësisë ka thënë se është kundër çdo zgjidhje selektive.

    Ai po ashtu ka deklaruar se nuk do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme.

    “Deklarova se jam kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset dhe se s’do të ketë rikthim të gjendjes së mëparshme. Sikurse jam i gatshëm që 24 orë në ditë të mbajë derën e hapur për përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, që këta të shohin angazhimet maksimale që po bën ministria në luftën kundër covid-19”, ka thënë Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar....
    Lajme12 Korrik 2025
    Qendra Korrektuese e Dubravës, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses procesi i korrje-fshirjes së grurit, i cili është kultivuar nga të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tri dekada pas gjenocidit në Srebrenicë, përballja me të kaluarën në Serbi mbetet ende e shtypur në margjinat e shoqërisë. Derisa shoqëria...
    Sport12 Korrik 2025
    Liverpooli do të tërheqë nga përdorimi fanellën me numër 20 në nder të sulmuesit Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan u zhvillua sot protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut....
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Choe Son-hui në qytetin bregdetar Wonsan...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputeti më i ri i LDK-së, Paris Guri në emisionin “Weekend” në Klan Kosova foli për eksperiencën që pati në foltoren e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan po zhvillohet protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut. Vëllai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.