×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj takohet me Muharremajn, flasin edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve”

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj, ku temë kishin menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe bashkëpunimin e mëtejm me këtë komunë.

    Zemaj derisa ka njoftuar për takimin, ka treguar edhe se është biseduar për projektin “Shëpia e të Moshuarve” projekt ky që është në ndërtim e sipër.

    “Mëmgjesin e sotëm bashkë me kryetarin e Suharekës, z. Bali Muharremaj, biseduam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe për bashkëpunimin e mëtejm me këtë komunë. MSh-ja është duke vazhduar me fuqizimin dhe shtimin e kapaciteteve të saj, si në aspektin e kuadrit mjekësor, ashtu edhe të mbikëqyrjes së zbatimit të masave parandaluese të përhapjes së virusit. Andaj në kuadër të këtyre angazhimeve, edhe më tej do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Suharekë si dhe do t`u përgjigjemi pozitivisht të gjitha kërkesave që do të parashtrohen nga kjo komunë. Biseduam edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që aktualisht është në ndërtim e sipër në Suharekë”, ka shkruar Zemaj.

    Tutje, ai ka thënë edhe se do të angazhojnë personelin mjekësor dhe se aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.

    “Ne do të përkujdesemi të angazhojmë personel mjekësor dhe aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit. Falënderoj z. Muharremajn për gatishmërinë për bashkëpunim duke qenë vazhdimisht në koordinim me MSh-në”, ka shkruar ministri Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.