Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka paralajmëruar një vizitë së shpejti në Veri të Mitrovicës.
Në pyetje të gazetarëve kur do të jetë vizita e tij në Veri, Zemaj është përgjigjur: “Së shpejti”.
Zemaj ka vizituar Spitalin Rajonal të Mitrovicës ku është mbajtur konferenca gjatë të cilës janë kumtuar edhe rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
“Tani jo vetëm se është shndërruar në prioritet lufta me COVID-19, por po bëjmë ç‘mos për të rritur kapacitetet. Po angazhohemi që ky spital të ofrojë shërbime shëndetësore për pacientët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderaj të mos kenë nevojë të shkojnë në Prishtinë për trajtim. Pas kalimit të pandemisë, fokusi do të jetë decentralizimi i shërbimeve shëndetësore dhe spitaleve rajonale në Kosovë. Me këtë ndihmojmë banorët dhe i japim mundësi QKUK që të shkarkohet”, ka thënë Zemaj që ka sjellë një autoambulancë për këtë spital, donacion ky i BE-së.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/725116974722951/