Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur pas takimit konstituiv të Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër Covid-19.Zemaj në një konferencë për media tha se ky bord është themeluar për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës në kalimin e situatës së pandemisë.
“Besojmë që me përmirësimin e situatës dhe me kalimin dhe përfundimit të pandemisë t’i rikthehemi përmirësimit të shërbimeve, ideve shkencore dhe publicistike por edhe profesionale që këta njerëz mund të i japin Ministrisë së Shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës”.
Ai theksoi se do të bashkëpunoj ngushtë me bordin si në aspektin profesional por edhe ligjor.“Kështu që sot unë isha më shumë si nikoqir, herave të tjera me gjitha rekomandimet dhe sugjerimet unë do të bashkëpunojë në mënyrë të ngushtë, në aspektin edhe profesional dhe ligjor, pa ndonjë presion, vetëm hirë të interesave të vendit për të ruajtur shëndetin në Republikën e Kosovës.”.