Ministri i Shëndetësisë Në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se është marrë vendimi i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari”.
“ Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë!”, thotë Zemaj.
“E morëm vendimin e shumëpritur.”
“Gjatë ditëve të fundit kam aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgaditjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, me qëllimin kryesor që t’i mundësohet mërgatës sonë kthimi më i lehtë në vendlindje.”, shton tutje ai.
Tutje Zemaj thotë se mërgata është e çmuar për Kosovën dhe shumë familje duke i uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve.