×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka: Qeveria ta trajtojë Telekomin me ligjin për falimentim

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Fati i Telekomit të Kosovës mbetet ende i pa qartë, përderisa Qeveria e Kosovës si aksionar i saj, ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për trajtimin e kësaj kompanie që po konsiderohet si e falimentuar për moskryerjen e detyrimeve dhe borxheve të shumta.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë për KosovaPress, se për gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës kërkohet të shfrytëzohet ligji për falimentim.

    Zeka po thotë se qeveria duhet ta ndihmojë këtë kompani publike me dispozitat e këtij legjislacioni në fuqi në mënyrë që të tejkalohet kriza financiare aktuale.

    “Kemi legjislacionin për insulvencë dhe bankrotim. Besoj që dispozitat e këtij legjislacioni duhet të ndihmojnë Telekomin që të tejkalojë problemet aktuale të cilat i ka. Meqenëse shteti është pronar, natyrisht duhet edhe të ndërhyjë gjithnjë duke pasur parasysh edhe kufizimet që mund të dalin nga legjislacioni për ndihmën shtetërore. Shteti duhet të ndihmojë këtë ndërmarrje për tejkalimin e problemeve aktuale dhe në të njëjtën kohë të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur procesin strukturimit, e kjo natyrisht përfshinë edhe ristruktimin e burimeve njerëzore dhe përgatitjen e kësaj ndërmarrje për privatizim”, thotë Zeka.

    Ai po ashtu thekson se shteti duhet të marrë përsipër për një pjesë të përgjegjësisë në Telekom, pasi ka dështuar disa herë në procesin e privatizimit dhe në menaxhimin e saj, për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja.

    “Tashmë jemi vonë, kemi pasur dy tentime të dështuara për privatizim dhe situata në të cilën jemi sot është dëshmia më e mirë e dështimit të institucioneve të vendit për të menaxhuar dhe për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja në Telekomin e Kosovës. Telekomi ka pasur nevojë për një strukturim, është folur për vite të tëra që numri i të punësuarve tejkalon kërkesën reale. Edhe kjo është njëra prej defekteve të Telekomit, pastaj aftësia e saj graduale, ndryshimet në treg që kanë ndodhur përgjatë viteve. Paaftësia e Telekomit për të kryer detyrimet e saj ndaj kreditorëve potencial”, thotë ai.

    Meqenëse shteti është pronar i Telekomit, Zeka ka kërkuar që qeveria të nisë sa më shpejt ristrukturimin e kësaj ndërmarrje.

    “Tash çfarë duhet të ndodhë që kjo të rishikohet, ndërsa ajo çka ne mund të themi është se Kosova ka legjislacionin e duhur për trajtimin e insulvencës së saj ose paaftësisë paguese. Kështu që duhet të përdoret ky legjislacion. Meqenëse shteti është pronar i Telekomit, edhe duhet të marrë përsipër për një pjesë të përgjegjësisë në këtë aspekt, edhe të nis sa më shpejt ristrukturimin e kësaj ndërmarrje dhe përgatitjen e kësaj ndërmarrje për procesin e privatizimit”, deklaron Zeka.

    Ndërsa, rënia e të hyrave dhe krijimi i borxheve të shumta mbi 50 milionë euro, ka bërë që edhe punonjësit me vështirësi arrijnë t’i marrin pagat e tyre. Për këtë ndërmarrje janë zhvilluar disa procese gjyqësore edhe ndërkombëtare, ku detyrimet kanë arritur deri tash rreth 26 milionë euro, për të cilat edhe janë nisur procedurat përmbaruese nga kompania ‘Dardafon’.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.