×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka: E paarsyeshme vonesa e implementimit të Pakos Emergjente Fiskale

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për vonesën e implementimit të Pakos Emergjente Fiskale.

    “Sa për rikujtim OEAK dhe asociacionet e tjera të biznesit që nga fillimi kur është aprovuar Pakoja Emergjente Fiskale kanë shprehur shqetësimin e tyre për sa i përket shumës së përkrahjes. Po flas për kompensimin për paga edhe për punonjësit aktual por edhe kompensimi për ata që nuk e kanë pasur një vend pune ose që e kanë humbur një vend pune si pasojë e pandemisë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, përveç shumës, e paarsyeshme ka qenë edhe vonesa e implementimit të kësaj Pakoje.

    “Ta lëmë shumën relativisht të vogël që nuk ndihmon as në rritjen e kërkesës agregate, problemi kryesor këtu ka qenë vonesa në zbatimin e këtyre masave dhe në disbursimin e këtyre mjeteve. E kuptojmë që nuk kanë mundur që të bëhen pa rishikimin buxhetor, por në anën tjetër është për çdo kritik është edhe vonesa për shqyrtimin e rishikimit buxhetor nga ana e deputetëve, politizimi i skajshëm që është bërë me këtë aspekt, duke e ditur që një pjesë e madhe e ndërmarrjeve presin edhe disbursimin e këtyre mjeteve dhe një përkrahje goxha modeste nga ana e shtetit për ta”, ka thënë ai.

     

    Zeka: Pandemia ka goditur fuqishëm ekonominë, të implementohet Pakoja për Rimëkëmbje

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot, KEDS ka njoftuar se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që s’kanë dalë në treg të lirë, sipas vendimit të Zyrës...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kompania KESCO ka njoftuar se është e hapur për bizneset në tregun e hapur të energjisë elektrike, duke u bërë thirrje atyre...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë edhe një përpjekje që investimet që bëhen me buxhet të shtetit t`i shfrytëzojë për qëllime...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë. Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kur ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës në pushtet, ka ruajtur raportet e mira me akterët...
    Lajme16 Gusht 2025
    Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviqit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit të Zyrës...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka përmendur konfliktet e ndalura nga ai, përfshirë edhe Kosovën e Serbinë, pas takimit që pati në...
    Lajme16 Gusht 2025
    Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK), ka reaguar ndaj gjuhës seksiste të këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil Hoxha,...
    Lajme16 Gusht 2025
    KFOR ka njoftuar se ushtarët italianë në koordinim të ngushtë me Aviacionin e Task Forcës së Ushtrisë Amerikane, kanë kryer një stërvitje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.