×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Ambasadori palestinez në Beograd, antishqiptari më i madh

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ambasadori palestinez në Beograd Muhammad Nabhan vlerësohet si ‘antishqiptari’ më i madh nga Milaim Zeka derisa mirëpret njohjen nga Izraeli.

    Ish-deputeti Milaim Zeka ka vlerësuar njohjen e Kosovës nga Izraeli, e premtuar me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, kjo është arritja më e madhe e Kosovës, që prej shpalljes së shtetësisë.

    “Unë për vetën time prej vitit 2008 e deri më sonte që po flasim në rrafshin diplomatik pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit e shoh si suksesin më të madh të Republikës së Kosovës”, tha Zeka.

    Duke folur në emisionin ‘Pressing’ në T7, Zeka thotë se palestinezët janë treguar hipokritë me shqiptarët.

    “Sa i përket palestinezëve, këta janë treguar si hipokritë më të mëdhenj në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

    Këtu ai përmendi ambasadorin e Palestinës në Beograd, Muhammad Nabhan. Sipas Zekës, ky i fundit publikisht është treguar si antishqiptari më i madh.

    “Nëse dikush ka shpreh në emrin e popullit palestinez amoralitet edhe pafytyrësi janë përfaqësuesit e këtij shteti në krye me ambasadorin në Beograd. Ky njeri është turpi i zotit për me e përfaqësu Palestinën në Beograd dhe është tregu publikisht si antishqiptari ma i madh”, theksoi ai.

    Ndër tjera, më 2014,  Nabhan tha se ‘Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë” dhe se “Serbia nuk e ka pushtuar Kosovën”, duke treguar se palestinezët do të përkrahin gjithmonë popullin serb.

    Zeka theksoi se marrëdhëniet diplomatike në mes të vendeve nuk bazohen në të kaluarën e tyre historike.

    “Nuk ndërtohen marrëdhëniet diplomatike mes shteteve duke u bazuar në të kaluarën historike. Në qoftë se ne bazohemi në të kaluarën tonë historike ne s’do kishim kurrë marrëdhënie me plot vende që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj neve”, tha Zeka.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.