Zëdhënësi i MSh-së ka reaguar ndaj mbajtjes së garave me vetura që po mbahen në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë.
Faik Hoti, ka bashkangjitur një fotografi, ku shihen shumë qytetarë, pa distancë fizike e pa masa mbrojtëse.
“Gara me vetura po; ahengje e dasma ilegale me bollëk; kafeteritë plot-pa maska, pa distancë fizike, pa higjienë adekuate; në supermarkete shitësit pa kurrfarë masash mbrojtëse, për klientët s’po flasim; shëtitje të panumërta individuale dhe të organizuara në Shqipëri e Mal të Zi dhe anasjelltas”, ka shkruar Hoti.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë, ku tha se janë duke u mbajtur pa respektimin e asnjë mase të ANTI-COVID-19.
“Zgjedhje të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë pa respektim të asnjë mase anti covid-19; numri i të shtrirëve në Klinikën Infektive më i larti që prej fillimit të pandemisë…, dhe po presim të bie numri i rasteve?”, ka shkruar Hoti.