×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i Borrel: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë sapo të normalizohet situata me Pandeminë

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Për Bashkimin Evropian situata e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë është e papranueshme ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i Josep Borrel.

    Stano në cilësinë e zëdhënësit të Borrellit, ka informuar për zhvillimet e fundit që po ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë.“Vazhdimi i Status Quo-së në dialog nuk është i qëndrueshëm, dhe dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që situata të normalizohet me pandeminë”, ka thënë Stano për RTV Dukagjinin.

    I pyetur për bashkëpunimin me Emisarin e Posaçëm të SHBA-së për dialog, Richard Grenell, Stano ka deklaruar: “Emërimi i fundit i Përfaqësuesit Special të BE-së për rajonin tregon rëndësinë që shtetet e BE-së i japin dialogut. Përfaqësuesi Special (Lajçak) është vazhdimisht në kontakt me të gjithë partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat, pritjet dhe shqetësimit e tyre, në mënyrë që dialogu të fillojë pa vonesë”.
    Lidhur me idetë për shkëmbime territoresh, Stano thotë se nuk ka asgjë të re për t’u raportuar.“Marrëveshja mes palëve duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, vlerat e BE-së dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtarë. Për të qenë e qëndrueshme marrëveshja gjithashtu duhet të e pranueshme për rajonin dhe shtetet anëtare të BE-së”.

    Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Shkodran Ramadani thotë se ka një çarje mes BE-së dhe SHBA-së dhe se kjo po reflektohet edhe në Kosovë.“Kjo çarje e madhe mes BE-së dhe SHBA-së po reflektohet edhe në Kosovë. Tani më është e pamundur që të akomodohen të gjitha qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë në një platformë të vetme”, ka deklaruar Ramadani.Para disa ditësh ministrat e jashtëm francez e gjerman bënë thirrje që dialogu të fillojë sa më parë që është e mundur.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.