×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zbuloni yllin e Golemit, ky është super hoteli me traditë turizmi

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Dikush zhytet nën ujë, e dikush tjetër preferon ecjen.

    Një tjetri, këto sikur nuk po i mjaftojnë, andaj zgjodhi ta sfidojë vetën pak më shumë.

    Kështu çdonjëri në mënyrën e vet po i shijon pushimet në plazhin e Durrësit, shkruan Front Online.

    Arsyet se pse pushuesit zgjedhin bregdetin e Durrësit për relaks mund të jenë të shumta.

    Por, arsyeja, kur pushuesit vendosin të akomodohen në hotelin “Albania Stars”, është një.

    Shërbimi që ofron ky hotel, që ndodhet në Golem, është si askund tjetër.

    “Ne vijmë me një kulturë nga turizmi. Ajo që është kryesore dhe që i duhet pushuesit është vetëm shërbimi. Kjo është pika kryesore që dallohemi në këtë zonë. Respekt për shokët dhe miqtë konkurrent që i kemi, por kjo është ajo për çka dallohemi”, tha pronari i AS.

    Shërbimet që shfrytëzojnë në këtë hotel, turistëve kosovarë, po u bie t`i paguajnë përgjysmë më lirë këtë vit, shkruan Front Online.

    E gjitha kjo si rezultat i ujdisë që kanë lidhur mes vete drejtuesit e këtij kompleksi gjigant me pronarin e kompanisë turistike numër një në Kosovë, “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj.

    “Për krahasim nga vendet e tjera, pushuesit nga Kosova, i kanë 50 % më lirë çmimet. Për këtë arsye jemi shumë të kënaqur ne, sepse marrim edhe rekomandime nga klientët e tjerë që u rekomandojnë të tjerëve të kalojnë pushimet në hotelin AS”, theksoi Kurtishaj.

    E krejt këtë lirim të çmimeve, nga hoteli AS, e përmbledhin me një fjali të vetme.

    “Unë mendoj që për të gjithë pushuesit që vijnë, ky është viti për ta. Këtë vit vërtet ka oferta dhe çmime shumë të mira. Më tepër do të shpenzojnë të rrinë në shtëpi sesa të vijnë në hotel”, theksoi ai.

    Plazhi i Durrësit gjithmonë ka qenë ndër plazhet më të preferuara për kosovarët./FRONT ONLINE

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.