×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zakharova kërkon falje për përshkrimin e fotos Vuçiq – Trump

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka kërkuar falje për një postim në Facebook, në të cilin ajo krahasoi foton e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një takim me Presidentin amerikan Donald Trump me një skenë nga filmi “Basic instinct”.

    Sidoqoftë, Zakharova nuk e humbi rastin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

    “Kërkoj falje, por postimi im u keqinterpretua! E vetmja gjë që u mbajt në të ishte refuzimi ndaj qëndrimit arrogant të ‘të jashtëzakonshmit’.”

    “Truket e protokollit janë bërë një nga teknikat që zyrtarët amerikanë përdorin rregullisht për të krijuar artificialisht dukshmërinë e ekskluzivitetit të tyre. Dhe kjo është e papranueshme”, shkruante zëdhënësja ruse.

    Zakharova duket se e përçmoi Vuçiç në një koment të mëparshëm në Facebook, duke thënë se ai ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë për t’u marrë në pyetje.

    “Nëse ju kanë ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është vendosur sikur të ishit duke u marrë në pyetje, uluni si në foton numër 2. Kushdo që të jeni. Më besoni”.

    Komenti i saj zemëroi Vuçiç dhe zyrtarët e tjerë serbë.

    “Primitivizmi dhe vulgariteti që ajo tregoi flet për veten e saj, por edhe për ata që i kanë dhënë asaj punë”, tha Vuçiç për Pink TV, një stacion pro-qeveritar.

    Ai tha gjithashtu se gjatë vizitës javën e kaluar në Uashington ai mbrojti lidhjet e ngushta të Serbisë me Moskën, duke përfshirë kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve perëndimore kundër Moskës mbi Ukrainën dhe një blerje armësh nga Rusia.

    Marko Gjuriç, një zyrtar me partinë në pushtet të Vuçiç, shkruajti në Twitter për ta mbrojtur Vuçiç.

    “Ky president nuk tha asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë, madje as në atë vend (në Shtëpinë e Bardhë.) … Unë nuk do t’ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp të keni!”

    Zyra e presidentit serb tha të dielën se shefi i Zakharova, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, foli me Vuçiç, duke theksuar “lidhjet sinqerisht të ngushta” midis dy vendeve.

    Ndërsa kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nën Presidentin Vuçiç ka ndërtuar lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën.

    Vuçiç ishte në Uashington javën e kaluar për të nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

    Vuçiç dhe Hoti vlerësuan marrëveshjen si një hap të rëndësishëm përpara.

    Presidenti Trump, i cili gjithashtu nënshkroi dokumentin në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë të premten (4 shtator), e quajti marrëveshjen “historike”, duke thënë se “pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe viteve negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.