×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Vetëvrasja e të riut nga Gjilani tragjike, të zbardhen rrethanat dhe të adresohen përgjegjësitë institucionale

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri e ka cilësuar tragjike vetëvrasjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

    Ai ka kërkuar që të hetohen të gjitha rrethanat dhe të adresohen përgjegjësitë eventuale institucionale që çuan deri tek kjo ndodhi.

    Shfrytëzimin e këtij rasti për të qeruar hesape politike, sipas tij, është tejet i dëmshëm e jo njerëzor.

    Postimi i tij i plotë:

    Në këtë moment·
    Vetëvrasja e Agon Musliut është tragjike, së pari për familjen e pastaj për shoqërinë e shtetin në përgjithësi. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu dhe shokëve e të dashurve të Agonit.

    Duhet urgjentisht që të hetohen të gjitha rrethanat dhe të adresohen përgjegjësitë eventuale institucionale në këtë rast.

    Shfrytëzimi i këtij rasti për të qeruar hesape politike është tejet i dëmshëm e jo njerëzorë. Të thuhet se po të ishte në opozitë VETËVENDOSJE! do ta shfrytëzonte të njëjtin rast për të njëjtën luftë politike, edhe nëse është i saktë, është i paqëndrueshëm. Diçka që është e palejueshme të përdoret në luftën politike, do të duhej të ishte e tillë në secilën situatë e jo në raste selektive. Nëse pushteti i sotëm po bëhet i njëjtë me atë të djeshmin, atëherë ç’kuptim ka që opozita e sotme të bëhet sikur ajo e djeshmja. Nëse vazhdojmë kështu atëherë vendnumërojmë.

    Pushteti aktual nuk duhet në asnjë mënyrë të vazhdojë me arrogancën tipike të tij duke e vlerësuar punën e tij, e veçanërisht menaxhimin e pandemisë, sikur të përsosur. Ka pasur elemente të mira në këtë menaxhim. Por ja që rrethanat ta kushtëzojnë që t’i rimendosh masat e caktuara dhe dobishmërinë e tyre, siç është ta zëmë nevoja për vazhdimin e karantinës në objektet e konvikteve të studentëve.

    Masat rigoroze të mbylljes edhe pse kanë treguar sukses në mbajtjen e numrit të të infektuarëve të ulët, kanë shkaktuar rëndesa të mëdha ekonomike por edhe psikologjike te qytetarët. Të gjithë faktorët duhen marrë parasysh kur shqyrtohet ndërprerja ose vazhdimi i këtyre masave. Si dhe, duke e ditur që në këtë situatë as nuk do t’i fitojmë e as humbim të gjitha, duhet kërkuar mesi i artë i balansimit të këtyre te dyjave.

    Nuk bën të lejojmë që vetëkënaqësia e pushtetarëve të na shndërrohet në fatalitet për qytetarët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.