×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Përmes Mini-Shengenit, Serbia indirekt e njeh Kosovën

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, ka thënë se përmes “Mini-Shengenit”, Serbia në mënyrë indirekte e njeh Kosovën.

    Sipas tij “Mini-Shengeni” do të ketë problemet e veta, mirëpo pjesëmarrja e Kosovës në të krijon edhe një mundësi.

    “Nuk po them se Kosova duhet të marrë pjesë në Mini-Shengen pavarësisht çmimit. Është një forum potencial në të cilin pjesëmarrja e Kosovës e negociuar si duhet mund t’i sjellë dobi Kosovës”, ka thënë Ymeri në KTV.

    “Pra, nëse e shohim Mini-Schengenin si parim në formën e tij, ta quaj, ideale, sepse nuk e di se çfarë janë marrë vesh, nuk është shumë transparente si procedurë. Jo çfarë janë marrë vesh (në Ohër e Novi Sad), çfarë nënkuptojnë ata me Mini-Schengen, sepse nëse modelohet sipas atij të BE-së ai nuk është marrë shumë me qarkullimin e mallrave por të njerëzve”.

    Sipas Ymerit janë disa probleme te “Mini-Shengeni”, e i pari është ai politik.

    “Pjesëmarrja në një marrëveshje multilaterale rajonale e Kosovës në të mund të bëhet vetëm në një formë, Kosova si Republikë e Pavarur, do të jetë një njohje ta quaj indirekte nëse Kosova pranohet si palë e barabartë dhe unë mendoj se nuk ka mundësi tjetër të pranimit pos si palë e barabartë”, ka thënë Ymeri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.