Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përsëritur në shumë raste se skuadra e tij nuk do të ndryshojë nga tani deri në fund të afatit kalimtar të verës.
Pavarësisht mungesës së dukshme të thellësisë në qendër të mbrojtjes, nuk janë planifikuar më nënshkrime, ndërkohë që parashikohet të mos ketë më lojtarë të ekipit të parë në largim.
Lunin ka dashur futboll të rregullt, diçka që ai nuk do ta marrë në Real Madrid. Pavarësisht kësaj, Mundo Deportivo thonë se gjithçka tregon se gardiani ukrainas do të vazhdojë të paktën edhe një sezon.