×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës U18 mposht Bullgarinë dhe prekë gjysmëfinalen

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Kombëtarja e Kosovës U18 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar një vend në gjysmëfinale si lidere e grupit B.

    Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, Kosova ka triumfuar me rezultat 35:33 pas një dueli të fortë dhe të hapur deri në sekondat e fundit.

    Portieri Olt Kabashi ka qenë hero i ekipit, duke pritur një penallti vendimtare në minutën e pesëdhjetë e nëntë dhe duke realizuar dy pritje të tjera të jashtëzakonshme në minutën e gjashtëdhjetë, që kanë vulosur suksesin e skuadrës.

    Në aspektin ofensiv, Olsi Mulaj ka shkëlqyer me dymbëdhjetë gola, duke qenë më efikasi në ekip. Amar Muqolli dhe Granit Kadiri kanë kontribuar me nga gjashtë gola secili.

    Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën në turne, pasi të martën ka mposhtur Moldavinë./RTK

    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2025
    Transferimi i shumëpërfolur i Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona tek Arsenali u konkretizua këtë verë, dhe ndërsa vëmendja është përqendruar me të...
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.