×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Xhaferi: Zgjasim dorën e bashkimit të votës shqiptare

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talata Xhaferi në një konferencë për shtyp u bëri thirrje partive shqiptare të mbështesin projektin Kryeministër Shqiptar.

    “Ideja për një Kryeministër – shqiptar, me siguri më së shumti diskutohet edhe në selitë e konkurrentëve tanë politikë, të cilët, ashtu si edhe ne, po luftojnë për votat e shqiptarëve. Dhe, nuk po e them këtë me ironi ose nënqeshje, por sepse sot dua t’ju drejtohem edhe atyre:

    Është e vërtetë se ideja për Kryeministrin e parë – shqiptar erdhi nga BDI-ja, por kjo nuk duhet të jetë një handikap për t’u bashkuar rreth kësaj ideje fisnike.

    Hajde së pari ne, partitë e shqiptarëve në shtet, të bashkohemi rreth kësaj ideje, t’i japim asaj një parashenjë mbipartiake, dhe kështu të inkurajojmë shqiptarët që edhe një herë të bashkohen rreth interesave të tyre” deklaroi Xhaferi.

    Ai tha se kandidati për kryeministër nuk duhet të jetë me çdo çmim nga BDI-ja.

    Për të qenë preciz, ne ofrojmë një Kryeministër – një shqiptar, jo me çdo çmim një Kryeministër nga BDI-ja! – dhe kjo është një dorë e shtrirë, veçanërisht ndaj partive të shqiptarëve, që të qëndrojmë së bashku pas kësaj ideje. Këtu, sot, ne dërgojmë një ofertë publike se heqim dorë nga ekskluziviteti i kësaj ideje: Le të formojmë një platformë të përbashkët, një deklaratë të përbashkët, të premtojmë, të japim besë para qytetarëve se të gjithë ne, deputetë të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm, obligohemi se do ia japim mbështetjen asaj shumice politike në Kuvend e cila do eë pranojë dhe zbatojë këtë ide”, deklaroi Xhaferi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite në mes të muajit maj, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e 4 ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani. Përmes një mesazhi në “X” Rama...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.