Në këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur sot Kosovën kanë humbur jetë dy fëmijë të moshës 9 deri në 11 vjeç.
Sipas informacioneve të para të policisë, dy fëmijët kanë lidhje familjare mes veti ndërsa rasti ka ndodhur pasi të njëjtit kishin shkuar në këtë pus për t’u larë.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“I tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në fshatin Milloshevë, ku dy fëmijë të moshës 9 dhe 11 vjeçare, kanë humbur jetën pasi të njëjtin kishin hyrë në liqenin artificial dhe nga aty nuk kanë mundur të dalin.
Në emrin tim dhe gjithë komunës së Obiliqit, shprehi ngushëllimet me të sinqerta për familjen Tërbunja dhe Salihu dhe gjithë qytetarëve të Obiliqit për këtë ngjarje të rëndë!
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!.