×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhabir Zharku deklarohet i pafajshëm në akuzën për korrupsion

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, nuk e ka pranuar fajësinë për korrupsion.

    Pasi i akuzuari tha se e ka kuptuar aktakuzën e lexuar nga prokurori Rasim Maloku gjatë seancës së kaluar, për çka konsideroi se nuk ka nevojë të lexohet sërish, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këto rrethana, gjykatësi Ibrahim Idrizi e njoftoi të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe parashtrim të kërkesës për hudhje të aktakuzës, brenda afatit të paraparë ligjor.

    Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2019, nën dyshimet se gjatë viteve 2008-2010, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, në kohën kur ishte kryetar i kësaj komune.

    Sipas aktakuzës së 7 tetorit 2020, të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Xhabir Zharku akuzohet se më 23 tetor 2008, në Kaçanik, si person zyrtar–Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Dhënies Koncesioneve 02/1,-44, ka marrë vendim me të cilin ka lejuar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në ngastrën kadastrale numër 650, zona kadastrale Kaçanik, pronë e Komunës, e cila iu ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm NN “Çlirimtarët”, kurse me 25 mars 2009 ka lidhur kontratë mbi ndërtimin me NN “Çlirimtarët” me seli në Kaçanik, sipas të cilës kontratë komuna do të fitonte 20%të në vij vertikale të objekteve banesore, kurse pjesa tjetër e objektit do të ishte pronë në shfrytëzim të përhershëm të NN“Çlirimtarët“, pa i zbatuar procedurat që parashihen sipas Ligjit për Procedurën e Dhënies së Koncesioneve numër 02/1,-44 i cili ka qenë në fuqi.

    Me këtë Zharku akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

    Sipas pikës 2 të aktakuzës, Xhabir Zharku akuzohet se më 11 Shkurt 2010, në Kaçanik, si person zyrtar–Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale numër 03/1.-040, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Komunale në Kaçanik, në çështjen civile të paditësit NTN “Bardhi“ nga Kaçaniku me pronar Bashkim Topojanin kundër të paditurës Komuna e Kaçanikut, për vërtetimin e së drejtës të shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërisë, ka urdhëruar avokatin publik të Komunës së Kaçanikut, Fitore Krivanjeva–Daci, që të mos ushtrojë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Kaçanik C.nr.246/09 të datës 29 janar 2010, me të cilin aktgjykim paditësit NTN “Bardhi“ nga Kaçaniku me pronar Bashkim Topojanin iu ka njohur e drejta e shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërisë, e evidentuar si parcela kadastrale numër 650/03, me sipërfaqe 0.30,43 ha, e evidentuar në fletën poseduese numër 86 Komuna Kadastrale Kaçanik, e cila paluajtshmëri ka qenë pronë shoqërore në emër të Komunës së Kaçanikut.

    Me këtë Zharku akuzohet ka kryer veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

    Ndryshe, Xhabir Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor të vitit 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të takohet me homologun...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Bëhet e ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviqit, pas fishkëllimave që...
    Sport10 Shtator 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës së fundit te kombëtarja e Kosovës, ku u përjashtuan...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.