×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi flet për lojtarët e përjashtuar: I thyen rregullat, vendimin e mori trajneri

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës së fundit te kombëtarja e Kosovës, ku u përjashtuan tre futbollistë.

    Ademi ka folur për “Top Channel”, ku ka bërë me dije se vendimi ka qenë ekskluzivisht i trajnerit (selektorit) Franco Foda, të cilin e ka respektuar FFK-ja.

    “Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës. Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”, tha Ademi.

    Të dielën, FFK-ja kishte njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga kombëtarja për këtë grumbullim.

    Mbrëmë, Kosova e zhvilloi ndeshjen e fundit të këtij muaji, duke e mposhtur Qipron në udhëtim me rezultat bindës prej 4-0.

    Ndeshjen e ardhshme, kombëtarja dardane do ta luajë më 12 tetor ndaj Lituanisë si mysafire./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU. Fazliu është stolisur...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja kosovare Enise Zijade, ka arritur ta ‘rrëmbejë’ medaljen e bronztë në garën “EYOF Shkupi 2025”. Në luftë për vendin e tretë,...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur në finale të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani. Në gjysmëfinale, Laura...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.