Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Bëhet e ditur se në takimin mes Konjufcës dhe Oravit, diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian.
“Kryetari Konjufca, pasi i uroi detyrën e re, e njoftoi ambasadorin Orav përkitazi me punën e deritashme të Legjislaturës VIII, përfshirë miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së”.
“Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se Konjufca dhe Orav shprehën gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.