×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Prokurori u frikësua se Thaçi synon të negociojë amnisti

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Bodo Weber, analist nga Berlini, njëherësh njohës i zhvillimeve në Ballkan, tha se publikimi i aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë një gjë “e pritshme dhe e papritshme”.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tha se të gjitha përpjekjet e Thaçit për marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, tash e tre vjet, “kanë qenë treguesi më i mirë se ai do të akuzohej”.

    Weber tha se vendimi i Prokurorisë Speciale për të publikuar aktakuzën ka lidhje me takimin e planifikuar në Uashington, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, më 27 qershor.

    “Kjo duket se i konfirmon edhe informacionet në prapavijë se që nga fillimi i negociatave është intervistuar disa herë nga përfaqësuesit e Prokurorisë, për të cilat, ndryshe nga politikanët e tjerë në Kosovë, nuk e ka informuar publikun. Sidoqoftë, lëshimi i pazakontë i informacionit mbi aktakuzën para konfirmimit nga Gjykata sugjeron se kjo është e lidhur me raundin e bisedimeve të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë dhe frikën e prokurorit që presidenti Thaçi synon të negociojë një lloj amnistie”, tha Ëeber.

    Ai është i mendimit se duhet pritur dhe parë se çfarë ndërlikimesh do të ketë kjo për vazhdimin e dialogut, për takimin në Uashington dhe për samitin e planifikuar në Paris.

    “Aktorët perëndimorë kanë qenë të vetëdijshëm me vite se momenti kur publikohen aktakuzat mund të jetë një pengesë e rëndësishme për dialog. Gjykuar nga reagimi i fundit ndaj një deklarate të këshilltarit të ish-kryeministrit [Albin] Kurti për krimet e luftës, të kryera nga shqiptarët e Kosovës, nuk do ta përjashtoja mundësinë që pala kosovare t’i braktisë të dyja takimet”, tha Ëeber, duke shtuar se, megjithatë, presidenti Thaçi duket se është tashmë në rrugë për në Uashington.

    Me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë thirrur për takim në Uashington më 27 qershor.

    Presidenti Thaçi e ka anuluar vizitën, ndërsa palën kosovare do të përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti.

    Tre ditë para këtij takimi, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngriti aktakuzë në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, si dhe personave të tjerë, emrat e të cilëve Zyra e Prokurorisë nuk i ka publikuar.

    Aktakuza prej dhjetë pikësh thotë se ata akuzohen për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me detyrim, persekutim dhe tortura”.

    Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë në aktakuzë janë përgjegjës për afro 100 vrasje.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Policia ka realizuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të...
    Lajme22 Maj 2025
    Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të 13-të dosjet e radhës...
    Lajme22 Maj 2025
    Ish-ambasadori dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.