-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Weber: Mos të lejohet manipulimi i dialogut

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Marrëveshja finale eventuale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbajë një plan të detajuar që nuk u lejon hapësirë manovruese Prishtinës dhe Beogradit për ta manipuluar procesin dhe rihapur çështjet e mbyllura.

    Kështu ka thënë gjermani Bodo Weber, analist politik në Këshillin për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel.

    Këtë e ka arsyetuar me faktin se deri tani palëve u është lejuar t’i interpretojnë vetë marrëveshjet, duke bërë që shumë prej tyre të mos gjejnë zbatim në terren.

    “Asnjë ambiguitet konstruktiv dhe destruktiv më nuk duhet lejuar”, ka thënë Weber në një intervistë për Kohën. Ai ka shtuar se është e domosdoshme që Serbisë t’i vihen afate të qarta për heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj si dhe integrimi në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

    Sa u përket vijave të kuqe, sipas Weberit, asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për statusin e Kosovës.

    “Nëse Serbia dëshiron të diskutojë diçka tjetër, jo njohjen e plotë të Kosovës, është Beogradi që duhet ta shpjegojë këtë, të përcaktojë sesi dëshiron të nxjerrë rezultate të ngjashme nga një marrëveshje përfundimtare pa njohje të plotë zyrtare”, ka theksuar Weber, raporton Koha.net

    Ndërkaq Kosova, sipas tij, duhet të jetë e hapur për diskutime thelbësore rreth Asociacionit të komunave serbe, por jo për ta kthyer atë në një nivel të tretë të qeverisjes, “pasi kjo është rrugë që shpie drejt ndarjes etniko-territoriale”.

    Me rinisjen e dialogut në Bruksel, Weber vlerëson së BE-ja përfundimisht e ka rikthyer dialogun në duart e veta. Por, sipas tij, mbështetja e SHBA-së është e mirëpritur dhe e nevojshme. Sa u përket temave, Weber sheh hapësirë manovruese për negociata rreth tyre brenda listës së gjatë të çështjeve të hapura bilaterale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta me flakët ka qenë heroike,...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Rusia e ka fituar luftën në Ukrainë, ka deklaruar kryeministri djathtist i Hungarisë, Viktor Orban, para samitit ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump,...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta me flakët ka qenë heroike,...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Zyrën e Rregullatorit për Energji për, siç thotë ai, entuziazmin në detyrimin e bizneseve...
    Lajme13 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin H.K., i cili ndodhet në...
    Kronika13 Gusht 2025
    Një mashkull kosovar, një femër kosovare dhe një femër tjetër, shtetase e huaj, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Gramaçel të Deçanit....
    Kronika13 Gusht 2025
    Një zyrtar policor, jashtë orarit dhe në rroba civile, ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshje në fshatin Abri të Skenderajt, ku...
    Sport13 Gusht 2025
    Njëri prej top sulmuesve në Kosovë, Mevlan Zeka, ishte transferuar në qershor te skuadra rumune UTA Arad, duke bërë kështu një lëvizje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.