×
  • Lajme
  • Lajme

    VV reagon për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, thotë se po rrezikohet sovraniteti

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në vendin tonë.

    Përmes një komunikate për media Vetëvendosje vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duke e trajtuar Kosovën edhe efektivisht si pjesë të saj, është cenim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror.

    “ Pas heqjes së masave të reciprocitetit dhe heqjes dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kjo Qeveri brenda pak ditësh ka dorëzuar gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e interesave shtetërore dhe integritetin e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

    Kjo është komunikata e plotë nga Vetëvendosje:

    Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duke e trajtuar Kosovën edhe efektivisht si pjesë të saj, është cenim i integritetit dhe sovranitetit shtetëror. Serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

    Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime është strukur përballë ndërhyrjeve të Serbisë. Me lejimin e këtyre zgjedhjeve, po përligjen dhe legjitimohen pretendimet e Serbisë.

    Pas heqjes së masave të reciprocitetit dhe heqjes dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kjo Qeveri brenda pak ditësh ka dorëzuar gjithçka që ka të bëjë me mbrojtjen e interesave shtetërore dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

    Kjo mënyrë e votimit, kur një shtet hapë vendvotime në territorin e një shteti tjetër është e pashembullt. Votues serbë ka edhe në vende tjera të rajonit, por Serbia askund tjetër nuk mund të hapë qendra të votimit, madje as në “Republika Srpska”.

    Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë shumë më shumë se sa për votën e serbëve janë ushtrim efektiv i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën, nën një kohë kur Kosova ka marrë tatëpjetën me mohimin e subjektivitetit të saj sidomos para takimit të paralajmëruar më 27 qershor në Uashington.

    Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së përmbytur në varësinë nga Lista Serbe, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE. Qeveria e demaskuar tashmë po përpiqet të maskojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, që do të mbahen sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë, të organizuara nga autoritetet e saj në mes të ditës dhe në kundërshtim të hapur me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Rruga e nisur nga Qeveria e dalur nga vullneti i qytetarëve më 6 tetor të vitit të kaluar, duke vënë palëkundur barazinë dhe reciprocitetin, po shembët e po i vihet kundër shtetit të Kosovës nga kjo Qeveri ilegale dhe pa mbështetje popullore. Serbët e Kosovës, shtetas të saj, do të duhej të votonin si votues jashtë shtetit, ashtu siç votohet kudo në botë, qoftë përmes postës, qoftë në hapësirat e misioneve diplomatike. Edhe Kosova nuk do të duhej të përbënte përjashtim nga si sillen dhe veprojnë shtetet e pavarura kudo, madje edhe vendet e rajonit. Kjo pabarazi e Kosovës përballë Serbisë mbi çkado tjetër është heqje dorë nga vetja si shtet i pavarur.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit dhe regjisorit slloven Iztok Tory, i cili kishte transmetuar i pari...
    Lajme20 Mars 2025
    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar për Gazetën Express bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas Kozmaqit...
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi takimin që ka pasur me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialogun Kosovë...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka pritur në takim Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së...
    Vip20 Mars 2025
    Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira, do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, tashmë kanë...
    Lajme20 Mars 2025
    Krimet Ekonomike sot gjatë ditës kanë bastisur ministrin e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci. Pas përfundimit të aksionit, Peci ka reaguar...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon në fshatin Novosellë, i cili dyshohej për kontrabandë me mallra. Në njoftimin thuhet se policia,...
    Lajme20 Mars 2025
    Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është një formë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin e Këshillit Evropian, i ka reaguar Serbisë në lidhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.