×
  • Lajme
  • Lajme

    VV proteston nesër, kjo është arsyeja

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Këtë vit për 8 mars, aktivistët e Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” nën thirrjen “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave.

    Këtij marshi i ka dhënë mbështetje edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    “Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile“, thuhet në njoftimin e tyre.

    Marshi do të fillojë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Njoftimi i plotë:

    Mbështetje marshit “Marshojmë s’festojmë”

    Më 8 mars aktiviste e aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” kanë organizuar një marsh protestues, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00. Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në mbështetje të plotë të marshit dhe të hënën do të jemi në shesh përkrah aktivisteve e aktivistëve të shoqërisë civile.

    Mendësia patriarkale ende vazhdon ta mbajë gjallë femicidin, e kjo bën që shumë gra të privohen nga jeta. Prandaj edhe marshimi nën thirrjen “Kundër patriarkatit që vret” duhet të na bashkojë të gjithëve në shesh për drejtësi edhe barazi gjinore e shoqërore.

    Tashmë është dëshmuar se organizimi shoqëror për të jetësuar synimet tona për barazi e drejtësi është e vetmja alternativë. Andaj, si çdo ditë edhe në ditën ndërkombëtare të grave ne jemi në solidaritet të plotë me secilin organizim që kryefjalë e ka solidaritetin gjinor sepse jemi të ndërgjegjshëm që ky solidaritet është shpresa e vetme nëpërmjet së cilës arrihet te barazia, edhe gjinore.

    Ne i bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, që duke i respektuar masat anti-Covid, të marshojmë kundër patriarkatit që vret, e për barazi.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.