×
  • Lajme
  • Lajme

    VV paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, kjo është përgjigja e PDK-së

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot mocion mosbesimi nga Qeverisë Hoti.

    Konkretisht, deputetja Mimoza Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

    Kusari-Lila ka thënë se mocioni është gati derisa ka kërkuar bashkëpunim edhe nga PDK duke thënë se nëse kjo parti dëshiron të punojë për interesat e vendit, atëherë duhet të nënshkruajë këtë mocion.

    “Ndoshta kjo qeveri do ta fitojë shumicën, por mos e merrni të drejtën të flisni në emër të sovranit sepse sovrani votoi diçka tjetër. Në të mirë të qytetarëve është vendi të shkojë në zgjedhje, kjo qeveri të shkojë në shtëpi. Nëse PDK dëshiron të punojë në interes të vendit e kanë të lehtë, e nënshkruajnë mocionin e mosbesimit”, u shpreh ajo.

    Lidhur me këto deklarata ka folur edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi duke thënë se është e pandershme që VV të flasë për mocion mosbesimi në kohë pandemie, kur vetë i ka akuzuar partitë tjera se rrëzuan Qeverinë në kohë pandemie.

    “VV e Mimoza kanë derdhë lotë krokodili me fjalë se qysh po e rrëzoni qeverinë në kohë të pandemisë. Nuk ka mocion mosbesimi, ne nuk jemi të informum. LDK pa na vetë neve ka inicu mocion mosbesimi. Na kemi votu kundër kësaj qeveria, kjo qeveri ka me ra kur ti vjen koha. Nuk mundem me e paragjyku, por mocion nuk ka, Kur ta nisni një mocion do të merrni përgjigje meritore edhe nga PDK. Por çka po ndryshon lidhur me pandeminë”, u shpreh Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2025
    Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutte, e ka pritur me ceremoni shtetërore të mërkurën presidenten Vjosa Osmani, e cila nga sot...
    Lajme21 Maj 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë duke qeshur me zë kur është pyetur nga gazetarët se pse nuk po e viziton...
    Lajme21 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë, A.Sh. dhe S.K., për veprën penale “Marrje ryshfeti”....
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Në Vatikan, Papa Leo XIV sapo ka mbajtur një fjalim në të cilin bëri thirrje që të lejohet “ndihma e mjaftueshme humanitare”...
    Lajme21 Maj 2025
    Policia të martën në Prizren ka arritur të gjejë vendndodhjen e 55-vjeçarit, G.Sh., i cili është i dënuar me tre vjet burgim...
    Lajme21 Maj 2025
    Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz....
    Lajme21 Maj 2025
    Janë mbyllur gjashtë qendra kolektive në komunën e Leposaviqit. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të kësaj komune...
    Lajme21 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas dështimit të 19-të të konstituimit të Kuvendit. Ai ka thënë se Kurti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.