×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja hedh dyshime për tenderin 12 milionësh të Përparim Ramës në Prishtinë

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë në një konferencë për medie ka kritikuar kryetarin e Komunës, Përparim Rama, në lidhje me tenderin prej 12 milionë euro për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.

    Asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë thënë se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi është fushë e njëjtë profesionale me atë të kryetarit Rama.

    Asamblistja Triera Kasumi-Berisha, tha se kryeqyteti ka një listë të gjatë problemesh kronike, por sipas saj, jepet një tender milionësh që është sa 13% e buxhetit vjetor.

    “Banorët e këtij qyteti i cili karakterizohet me më së shumti qenë endacakë në rajon, qyteti i cili është mbuluar me mbeturina, ka mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje e fshatra, mungesë të ndriçimit publik, mungesë të rrugëve e cilësi të dobët të asfaltit, uzurpim të hapësirave publike e një listë të gjatë me probleme kronike, më emergjente e kanë themelimin e një shërbimi të arkitekti të kryeqytetit i cili Prishtinës i kushton sa 13 për qind e buxhetit të përgjithshëm vjetor”.

    Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, u shpreh se kryetari Rama nuk as ka vullnet e as vizion për t’i zgjidhur problemet e kryeqytetit.

    “Janë bërë tetë muaj prej që Përparim Rama e ka marrë pushtetin. Sot, Prishtina është në gjendje më të keqe se para tetë muajve. Janë probleme reale, elementare, të thjeshta, të cilat zgjidhen lehtë, mjafton vetëm vullnet dhe vizion”.

    “Disa probleme janë të trashëguara, disa kanë ardhur bashkë me Përparimin. Po ka shumë marketing, shumë kamuflime e punë konkrete hiç. Është shqetësues fakti se kryetari Rama ka filluar të ndihet rehat në këtë parehati të qytetarëve”./E.O

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.