
Lëvizja Vetëvendosje, pret 200 mijë nënshkrues këtë javë për peticionin përmes së cilit po kërkohet zgjedhje të reja.
Përmes një postimi në Facebook, VV-ja ka paraqitur vizitat e kreut të saj, Albin Kurti, bërë pikave ku po mblidhen nënshkrimet, duke thënë se deri më tash peticionin e kanë nënshkruar 150 mijë qytetarë.
“Nënshkrimi i peticionit po vazhdon nëpër të gjitha qytetet. Mbrëmë kaloi numrin 150 mijë dhe besojmë se këtë javë do ta kalojë numrin 200 mijë. Qytetarët janë të bindur se e vetmja mënyrë për ta rikthyer një qeverisje legjitime në vend është përmes zgjedhjeve të lira që duhet të organizohen sa më parë”, thuhet në njoftimin e VV-së.
VV-ja po bënë dy peticione njëherësh, një online dhe një duke mbledhur nënshkrimet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e ka quajtur jolegjitime Qeverinë Hoti, e cila u votua në Kuvend pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156895111147000