Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka porositur se të enjten, e jo të mërkuren, do të shkojë në Paris e Bruksel, “jo për të tradhtuar, por për të luftuar për Serbinë”.
“Do të udhëtoj në mëngjes në Paris, e jo sonte mbrëma. Do të jem më pak i pushueshëm për bisedime me Macronin, vetëm për të treguar se nuk frikësohem. I lus njerëzit të mos mblidhen nëpër rrugë, për të pasur më pak të sëmurë. Sot e kemi ditën e dytë më të rëndë, me 357 të infektuar prej 8.600 të testuarve. Njëmbëdhjetë veta kanë vdekur. Në respiratorë ndodhen 118 pacientë”, ka theksuar ai.
Këtë e kam për detyrë dhe do ta bëj, ka thënë Vuçiqi, duke theksuar se nuk do ta lejojë askënd që t’i mbajë ligjërata.
“I lus njerëzit që të mos dalin në protesta, jo shkaku që frikësohem, por pasi që mund të sëmuren edhe më shumë njerëz”, ka thënë Vuçiqi.
43 policë e 17 protuestues janë lënduar në trazirat në Beograd, të martën mbrëma. Protesta filloi pas vendosjes së orës policore në Beograd shkaku i rritjes së rasteve me COVID-19. Policia ka shoqëruar 23 persona.