×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq paditet në Serbi për angazhim rreth shkëmbimit territorial me Kosovën

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Akademiku prof.dr. Kosta Çavoshki, prof. dr. Milo Lompar, prof. Dr. Dejan Miroviq, ish-deputeti nga Kosova Marko Jakshiq dhe Dragana Trifkoviq kanë ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me akuzën se duke u deklaruar e angazhuar për demarkim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ka dëmtuar rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të shtetit të Serbisë. Përndryshe kjo vepër penale më herët quhej akt i madh tradhtie, transmeton Srbin info.

    “Kallëzimi penal është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se që nga mesi i vitit 2018 e përfundimisht më 9 gusht të atij viti, në cilësinë e presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq në takimin e Brukselit me Hashim Thaçin si përfaqësues i paligjshëm i regjimit të paligjshëm në Prishtinë, në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe së drejtës ndërkombëtare (marrëveshjet e konfirmuara ndërkombëtare, rregullat e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës 1244 të KS të OKB-së), pa autorizim dhe në mënyrë sekrete është marrë vesh për t’ia dorëzuar regjimit të paligjshëm në Prishtinë Krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, si pjesë përbërëse e territorit të shtetit të Republikës së Serbisë. Njëkohësisht i ka ndihmuar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin në tentimin e tyre për shkëputjen kundërkushtetuese të kësaj pjese të territorit të shtetit të Republikës së Serbisë”, thuhet në kallëzim penal.

    Këtë, siç thuhet aty, e ka bërë kur nga mesi i vitit 2018 në emër të Republikës së Serbisë ka marrë pjesë në bisedimet në Bruksel të organizuara nën patronatin e Bashkimit Evropian, dhe kur Aleksandar Vuçiqi në cilësinë e kryetarit të Republikës së Serbisë duke negociuar me Hashim Thaçin në mënyrë konkluduese e ka pranuar dhe është pajtuar me pushtimin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë dhe se në rastin konkret nuk i ka ndërprerë dhe nuk është larguar nga këto bisedime kundërkushtetuese.

    Pas kësaj, sipas kallëzimit penal, me vetëdije i ka ndihmuar Thaçit, Haradinajt e Veselit që në mënyrë kundërkushtetuese ta coptojnë Kosovën e Metohinë, si pjesë e territorit të shtetit të Republikës së Serbisë, ashtu që pa autorizim dhe në mënyrë të fshehtë, i ka ofruar Hashim Thaçit si propozim zyrtar të Serbisë platformën e vet private dhe pazarin për demarkacionin ndërmjet Republikës së Serbisë dhe regjimit ilegal në Prishtinë si edhe shkëmbimin e pjesëve të territorit të shtetit president i të cilit është. Këtë, siç thuhet në kallëzim e ka vërtetuar dhe e ka zyrtarizuar më 9 gusht 2018, kur ka deklaruar: “Angazhohem për demarkacion me shqiptarët…kemi territor për të cilin nuk dihet se kush e si e trajton dhe çka e kujt i përket – kjo gjithmonë është burim potencial i konfliktit dhe problemeve”.

    Kundër këtij kallëzimi penal ka reaguar drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq. Ai e ka quajtur sulm qyqar personalisht ndaj Vuçiqit dhe Serbisë para një faze vendimtare të luftës për Kosovën, që vjen nga radhët e përfaqësuesve të ish-regjimit që siç ka thënë ai, ka bërë çdo gjë që ta dorëzojë Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.